MIA Flesh
- Shkup - Me bllokadën në Kuvend këtë mëngjes filluan bllokadat që i realizon LSM-ja në ditët në vijim duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 100 euro. Janë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe rrugët para Kuvendit
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 10 shkurt, 2026
12:00/ 10 shkurt/ 2026
Shkup - Me bllokadën në Kuvend këtë mëngjes filluan bllokadat që i realizon LSM-ja në ditët në vijim duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 100 euro. Janë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe rrugët para Kuvendit
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane dhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit (KSA), e cila u kryesua nga zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov. Në takim u bë një vlerësim i progresit të arritur në procesin e integrimit evropian dhe u përcaktuan prioritetet për periudhën e ardhshme.
Shkup - Në Regjistrin e çmimeve dhe qirasë, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2025, në gjithë territorin e shtetit janë regjistruar 1.004 banesa të ndërtuara të reja, gjegjësisht banesa nga investitorë, që është për 159 banesa më shumë nga tremujori i tretë në vitin 2025. Gjithashtu, në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive janë regjistruar 27.522 lista për shënimin e ndërtimit që tregon se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive.
Shkup - Kuvendi në seancën e sotme të 84-të konstatoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu. Aliu më 19 janar përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Në dorëheqjen drejtuar kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski, Aliu theksoi se ajo vjen si rezultat i analizës së tij personale dhe profesionale dhe se në këtë periudhë është më e përshtatshme të vazhdojë kontributin e tij në fushën akademike.
Shkup - Në Kodrën e Diellit në orën 7 të mëngjesit janë matur -2 gradë Celsius, ndërsa shtresa e borës është 64 centimetra. Në Berovë dhe Hanet e Mavrovës 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole, 3 në Pretor dhe Vinicë, 4 në Ohër, 5 në Tetovë, Manastir, Prilep, Shtip dhe Strumicë, 6 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Kavadar, 7 në Gjevgjeli, 8 gradë Celsius në Demir Kapi. Drejtoria Për Punë Hidro,etereologjike (DPHM) informon se më së shumti reshje në 24 orët e fundit, prej orës 7, kanë rënë në Kodrën e Diellit, 17 litra për metër katror, e ndjekur me 14 në Pozharan, 7 Krushevë, 5 Hanet e Mavrovës, 4 Tetovë dhe Strumicë, 3 Kavadar, 2 Pretor, Gjevgjeli dhe Gjurishtë dhe nga 1 litër në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Veles, Vinicë, Berovë, Llazaropole, Pozhar-Radovish.
Prishtinë - Nesër në ora 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës. “Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00. Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Paris - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për përplasje mëtejshme me SHBA-në dhe se "momenti i Grenlandës" duhet të kuptohet si thirrje zgjimi për të zbatuar reformat ekonomike të vonuara prej kohësh dhe për të forcuar fuqinë globale të Bashkimit Evropian. Në intervistën e publikuar në disa gazeta evropiane, Makroni tha se Evropa nuk duhet të shkëmbejë një lehtësim të përkohshëm të tensioneve me Uashingtonin për ndryshime të përhershme, edhe pavarësisht përfundimit të dukshëm të mosmarrëveshjeve mbi Grenlandën, tregtinë dhe teknologjinë.
Tripoli - Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në bazën libiane Al-Sara gjatë kthimit nga një mision evakuimi mjekësor, ku humbën jetën pesë persona, raportuan mediat lokale. Aksidenti ndodhi në një zonë rreth 300 kilometra në juglindje të qytetit të Kufrës, raportoi portali "al-Wasat".
Karakas - Prokurori kryesor i Venezuelës sot njoftoi se prokuroria e tij ka kërkuar arrestimin e Huan Pablo Guanipas, një nga aleatët më të afërt të lideres së opozitës Maria Korina Maçado, më pak se 12 orë pasi ishte liruar nga paraburgimi. Në njoftimin e prokurorit shtetëror nuk është përcaktuar nëse Huan Pablo Guanipa është arrestuar përsëri, as se ku ndodhet aktualisht. Qeveria dje e liroi së bashku me disa anëtarë të tjerë të shquar të opozitës, pas disa muajsh paraburgimi që dyshohet se ishte i motivuar politikisht.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi është kërcënuar se të bllokojë hapjen e një ure të re që lidh ShBA-në dhe Kanadanë, duke përmendur mungesën e "drejtësisë dhe respektit" nga ana e qeverisë kanadeze për shkak të tensioneve të vazhdueshme tregtare. "Nuk do të lejoj që kjo urë të hapet derisa ShBA të dëmshpërblehen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë, dhe më e rëndësishmja, derisa Kanadaja nuk sillet ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës me drejtësinë dhe respektin që meritojmë", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social Truth Social.
Uashington - Senatori Xhon Kenedi në potkastin e mbrëmshëm "Shou i Ben Shapiro", deklaroi se është krenar për punën që e përfunduan presidenti Donald Tramp dhe republikanët në Kongres për uljen e inflacionit në SHBA. "Presidenti Tramp dhe republikanët në Kongres, mendoj, kanë bërë një punë mjaft të mirë për uljen e inflacionit nga nëntë në tre për qind, por duhet të bëjmë më shumë", theksoi Kenedi.