MIA FLESH
- Shkup - Lidhja e Sindikatave sot e realizoi bllokadën e parë nga bllokadat e paralajmëruara të synuara që do t'i zbatojë në ditët në vijim, duke kërkuar rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë. Deri në fillim të seancës kuvendore ishin të bllokuara hyrjet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse, siç u tha, deputetët nuk i kanë miratuar ndryshimet për pagën minimale për më shumë se një vit dhe mbeten imunë ndaj iniciativës së re të LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind.
15:00/ 10 shkurt/ 2026
Shkup - Marrëveshja, të cilën e ka arrit Qeveria me sindikatat përfaqësuese të administratës dhe shërbimeve publike është historike dhe do të mundësojë rritje të pagave të të punësuarve për 40 për qind, thotë kryeministri Hristijan Mickoski dhe shton se me këtë Qeveria si punëdhënësi më i madh e rrumbullakson marrëveshjen me kolegët e saj.
Shkup - Lidhja e Sindikatave sot e realizoi bllokadën e parë nga bllokadat e paralajmëruara të synuara që do t'i zbatojë në ditët në vijim, duke kërkuar rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të gjitha pagave të tjera për 6.000 denarë. Deri në fillim të seancës kuvendore ishin të bllokuara hyrjet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sepse, siç u tha, deputetët nuk i kanë miratuar ndryshimet për pagën minimale për më shumë se një vit dhe mbeten imunë ndaj iniciativës së re të LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind.
Shkup - Kuvendi në seancën e sotme të 84-të votoi për nevojën e miratimit, me procedurë të shkurtuar të Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore të iniciuar nga grupi parlamentar E Majta.
Shkup - Dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është çështje që duhet të zgjidhet në thelb dhe ekskluzivisht në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore të zgjerimit të ShFK "Nevena Georgieva - Dunja" në Komunën e Kisella Vodës, ai sqaroi se ligji aktual nuk lejon një lloj të tillë provimi, por shprehu gatishmëri për ta rregulluar atë jo vetëm për gjuhën shqipe, por edhe për gjuhët e të gjithë popujve nga Preambula.
Shkup - Pritet që Qeveria sot në mbledhje të marrë vendim për kryerjen e kontrollit në të gjitha subjektet juridike që merren me kultivimin e marihuanës dhe prodhimin e vajit të kanabisit, si rezultat i parregullsive të konstatuara dhe mosrespektimit të Ligjit që rregullon këtë fushë në disa subjekte juridike, pasi që pati sekuestrim të 40 tonë marihuane. Kryeministri Hristian Mickoski, thotë se nuk e përjashton mundësinë që sasia e marihuanës së sekuestruar të rritet dhe të arrijë 100 tonë. Ai beson se vendimi ligjor është në rregull, por problemi është se ai nuk është zbatuar dhe se është vepruar sipas një rregulloreje të miratuar, e cila është në kundërshtim me Ligjin.
Shkup - Gjendja me sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit, reforma në administratën publike si dhe Agjenda e reformave u shqyrtuan sot në një takim të Komitetit për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian. Në takimin e Komitetit theks i veçantë i është vënë kritereve politike dhe Agjendës së reformave.
Shkup - Bashkëpunimi strategjik mes shteteve dhe partnerëve është thelbësor për ndërtimin e institucioneve rezistente, demokracive të qëndrueshme dhe infrastrukturës digjitale të sigurt në kushte të sfidave të rritura globale, theksoi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, si një nga folësit kryesor të Dialogut Global në Budapest 2026 (Budapest Global Dialogue 2026).
Shkup - Zgjidhja e re ligjore do të sjellë deri në cilësi më të lartë të arsimit sipëror. Me të nuk hyhet në autonominë e universiteteve, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe shtoi se së shpejti do të ketë debate publike, në të cilat të gjithë palët e prekura do të mund të japin vërejtje të veta.
Shkup- Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit sot mbajtën takim pune me delegacionin e Misionit të OSBE-së në Shkup, të udhëhequr nga Eduard Anderson, shef i Departamentit për siguri dhe mbështetje të bashkësive, në të cilën, siç informojnë, janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit dhe OSBE-së, me theks të veçantë në përforcimin dhe rritjen e efikasitetit të këshillave lokal për parandalim.
Shkup- Është gjithmonë kënaqësi kur inspektojmë projekte të këtij lloji, siç është ky, zgjerimi i një shkolle për më të vegjlit, për nxënësit. Kjo është pjesë e thelbit të politikave që i udhëheq kjo Qeveri dhe është mirë që dhjetëra objekte të tilla, së bashku me kopshtet dhe objektet për arsimin parashkollor, janë qindra objekte të tilla, që po ndërtohen në mbarë vendin, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup - Regjim të veçantë trafiku do të ketë sot pasdite në Shkup për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB informojnë se Kurti do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në vendin tonë
Shkup - Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni sot sërish e dorëzoi Projektligjin për ndryshimin e Ligjin për Pagën Minimale, pasi paraprakisht ishte kthyer nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi për shkak të, siç theksoi, mangësive teknike.
Shkup- Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale, Goce Dimovski sot u takua me Kemal Amanoel, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Cavo Otomotiv” e cila planifikon të hapë fabrikë në ZZHTI Tetovë. Në takim, siç informon Pres shërbimi i ZZHTI-së është folur për progresin e projektit investues i cili duhet të hapë mbi 400 vende të reja pune, potencialet që ofrojnë zonat si dhe kushtet dhe mbështetjen që ofron shteti për investitorët.
Shkup - Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në disa rrugë malore. Në vendkalimin malor Pletvar dukshmëria është deri në 100 metra, në Krushevë 20 metra dhe në aksin rrugor Kodra e Diellit-fshati Lisec 40 metra.
Strugë- Struga nuk do të lejojë kompromis me të ardhmen e qytetit dhe liqenit dhe çdo vendim do të merret në interes të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm, theksoi kryetari i komunës së Strugës Mendi Qyra në takimin me përfaqësuesit e UNESKO-s në Paris.
Athinë - Marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi, progresi në dy vitet e kaluara pas nënshkrimit të Deklaratës së Athinës, ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare, pritet të jenë temat e Këshillit të lartë të nesërm të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë që do të mbahet në Ankara, informoi zëdhënësja e MPJ-së greke, Lana Zohiu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov sot deklaroi se ende nuk është caktuar data për raundin e ardhshëm të negociatave paqësore me Ukrainën, duke shtuar se kjo do të ndodhë së shpejti. Rusia, SHBA-ja dhe Ukraina javën e kaluar në Abu Dabi mbajtën raundin e dytë të negociatave, por nuk arritën ndonjë përparim të madh, përveç se u dakordua një shkëmbim i 314 të burgosurve ushtarakë. Ky është shkëmbimi i parë që nga tetori i vitit të kaluar.
Strasburg - Rendi ndërkombëtar nuk është vetëm nën presion, por është edhe i sulmuar, deklaroi kryetaja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Analena Berbok, në fjalimin në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.
Londër - Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë, Tomas Tuhel, mund të marrë drejtimin e Njukasëll pasi të skadojë marrëveshja e tij me ekipin kombëtar, raportoi "TEAMtalk". Marrëveshja e ekspertit 52-vjeçar të futbollit është e vlefshme deri në fund të Kupës së Botës të vitit 2026