MIA FLESH
- Shkup- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nga nesër, me bllokimin e qasjes në Kuvendin e RMV-së, fillon me bllokadat e paralajmëruara të institucioneve të cilat, siç theksojnë, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Bllokada e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të fillojë në orën 9, me ç'rast do të bllokohen rrugët "Damë Gruev" dhe "11 Tetori". Me bllokadën, siç theksojnë nga LSM-ja, do t'u dërgohet një mesazh deputetëve se ata janë ata që e bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.
You need to login to view this page