18:00/6 shkurt/2026
Uashington - Roli i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit në rajon sot u theksua në panel-diskutimin kushtuar integrimit ekonomik rajonal në Evropën Juglindore, të organizuar nga Këshilli Atlantik, në të cilën mori pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi,i cili është për vizitë pune në Uashington. Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, në këtë diskutim u theksua edhe rëndësia e projekteve infrastrukturore, si dhe nevoja për një integrim dhe bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim drejt Bashkimit Evropian.
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Malit të Zi në vend, Zoran Miljaniq. Në takim është biseduar për situatën aktuale në të dy vendet, me theks të veçantë në mundësinë e vendosjes së linjave të reja ajrore dhe lidhjes më të mirë të lidhjeve midis dy vendeve, njoftoi Ministria e Transportit. Zëvendëskryeministri e njohu ambasadorin Miljaniq me projektet e infrastrukturës, si dhe me proceset reformuese që po zbatohen me qëllim përmbushjen e agjendës evropiane, duke theksuar njëkohësisht aktivitetin e fortë të investimeve në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve ndërkombëtare, të cilat kanë një ndikim të fortë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Shkup - Gjatë vitit 2025, Kuvendi u vizitua nga 11,328 vizitorë, që është numri më i madh i vizitorëve që nga futja e mundësisë së vizitave të organizuara në vitin 2014. Numri i vizitave të organizuara ishte 239, ku shumica e tyre u zhvilluan në maj. Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, vizitat e organizuara u realizuan me nxënës, studentë, organizata qytetare, delegacione të huaja, si dhe grupe qytetarësh të organizuara në mënyrë të pavarur. Kuvendi i vazhdon vizitat e organizuara edhe në vitin 2026, ndërsa prej sot, njofton, fillojnë "Ditët e hapura", të cilat do të mbahen çdo të premten, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi për vizitë dhe njohje me punën e Shtëpisë Ligjvënëse.
Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, gjatë një takimi pune me drejtorët e parqeve nacionale Mali Sharr, Pelister, Mavrovë dhe Galiçicë, konfirmoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Ministrisë për zhvillimin e tyre, mbrojtjen e vlerave natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm, informojnlë nga MMJPH. "Me kënaqësi të veçantë mund të theksoj se edhe në vitin 2026, Ministria në Buxhetin e saj ka siguruar mjete të dedikuara për aktivitete të mëtejshme për mbrojtjen dhe promovimin e parqeve nacionale, gjë që përfaqëson një sinjal të qartë të përkushtimit afatgjatë të shtetit ndaj mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm", theksoi ministri Hoxha.
Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi takim me përfaqësuesit e qumështoreve më të mëdha në vend, ku u diskutua për grumbullimin dhe çmimin stabil të qumështit të papërpunuar, përkundër faktit se tregu evropian dhe rajoni po përballen me tepricë të qumështit.
Shkup - Pacientë të sëmurë nga kanceri kërkojnë qasje të personalizuar në mjekim, por për këtë thonë, nevojiten institucione që do ta mbështesin këtë. Me rastin e Ditës botërore të luftës kundër kancerit, ata me mesazh se çdo ditë përballen me probleme të mungesës së terapisë inovative deir në mungesë të kujdesit paliativ. "Edhe pse çdo pacient ka rrëfim të vetin, rrugë të vetën të mjekimit, jetë të veten, familje dhe gjithë atë që përfshihet në gjithë procesin, nevojiten institucvione që do ta mbështesin këtë, gjegjësisht do ta realizojnë mjekimin në drejtimin, në të cilin ka më shumë nevojë. Mungojnë shumë gjëra në sistemin tonë shëndetësor. Çdo ditë përballemi edhe me probleme të vogla edhe të mëdha kur flasim për pacientë të sëmurë me kancer. Flasim për probleme të mëdha: për mungesë të terapisë inovative, mungesë kujdesi, mungesë të kujdesit paliativ, e cila është e rëndësishme edhe në periudhën kur pacienti e fillon mjekimin nga kanceri, por edhe në periudhën, kur për fat të keq, siç thuhet, i shihet fundi, gjegjësisht ditët janë të numëruatra", thotë Milica Kuzmanovska, nënkryetare e Hema - onko.
Shkup - Profesorë universoitarë nga disa fusha nga shkencat shoqërore - folologji, folklor, arkeologji, etnologji dhe histori nacionale - do të përjashtohen nga detyrimet për publikimin e punimeve shkencore me impakt - faktor nga baza Web of science si detyrim për avancimin në tituj më të lartë për shkak se janë të kapshëm numër më i vogël i revistave me faktor të ndikim në këtë bazë shkencore dhe për shkak të asaj se do ta kenë më të vështirë ta plotësojnë kriterin që parashikohet me ligjin e ri për arsim të lartë. Në vend të kësaj, ata do të mund të publikojnë revista me impakt-faktor në bazën Scopus. Ministrja Vesna Janevska në konferencë për shtyp sot tha se në bazën Web of science ka pothuajse 1.300 revista që publikojnë punime shjencore nga shkencat natyrore.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi debati kryesot për lëndën kundër Rade Trajkovski-Shtekli dhe të akuzuarve tjerë për prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike. Në seancën e sotme u prezantuan dëshmi të materialeve, duke përfshirë procesverbale për bastisje, konfirmoi për gjërat e sekuestruara përkohësisht dhe ekspertizat mjeko-ligjore për substanca të gjetura narkotike dhe gjurmë biologjike. Para gjykatës u paraqitën prova lidhur me bastisjen e automjetit motorik "Opel" me targa të Shkupit, të drejtuar nga njëri i akuzuar. Sipas materialeve të prezantuara, gjatë bastisjes nën sediljen e shoferit u gjet një kuti cilindrike dhe një qese me substancë të bardhë në pluhur.
Shkup - Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski sot në Ministrinë e Shëndetësisë pati takim me delegacionin nga Republika e Rumanisë, të kryesuar nga dr. Raed Arafat - sekretar shtetëror për mbrojtjen civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë. "Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mes dy vendeve, veçanërisht në lidhje me përballimin e ngjarjeve me viktima masive, si dhe përvojat e Rumanisë në transformimin e shërbimeve të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe qendrave urgjente në spitalet rumune. Zëvendësministri Andovski, në fjalën e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e sinqertë dhe të pakursyer të Rumanisë në përballimin e pasojave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, duke theksuar veçanërisht kontributin personal të dr. Arafat në dërgimin e avionit special rumun për transportimin e të lënduarve drejt qendrave mjekësore evropiane", theksohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkup - Ndalesa për kryerjen e funksionit në kohëzgjatje prej dy vjetëve i ka shqiptuar sot Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ish-kryetarit të saj Muhamed Sejdini për shkak të një mashtrimi financiar të ndërlidhur me punë ndërtimore në stadiumin në Ohër. Sejdini është i sanksionuar për shkak të keqpërdorimit të pozitës së saj lidhur me pagesën avancuese në vlerë prej rreth 700.000 euro si firmë-realizuese të detyruar për ndërtiimin e tribunës së stadiumin e Ohrit, "Burimet e Biljanës".
Shkup - Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpërtim (DMSH), Stojançe Angellov sot, së bashku me ekipin e Drejtorisë, mbajti takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarake të akredituar në Maqedoni të Veriut.
Milano - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni u takua sot në Milano me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Xhej Di Vens, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore (LOD). "Herën e fundit u takuam me zëvendëspresidentin e SHBA-së në Romë në inaugurimin e Papa Leonit, ndërsa sot takohemi përsëri në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Këto dy ngjarje ilustrojnë një sistem vlerash që lidh Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, që lidh Perëndimin, i cili është qartë themeli i bashkëpunimit tonë, miqësisë sonë dhe e ardhmja që duam të ndërtojmë së bashku", tha Meloni në takimin me Vens, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Gjenevë - Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut sot e kritikoi ashpër Izraelin për veprimet e tij në Bregun perëndimor, përfshirë edhe në Jerusalemin lindor, të cilët janë në dobi të kolonëve hebraikë, duke i prëshkruar ato si krime të luftës, kumtoi DPA.
Islamabad - Numri i viktimave në sulmin vetëvrasës me bombë në xhaminë shiite "Tarlai Imambargah", në rajonin Shehzad Taun në Islamabad u rrit në 31, ndërsa 169 u plagosën, njoftuan burimet lokale dhe përfaqësuesit e sigurisë. Shpërthimi ndodhi gjatë fajles së namazit kur besimtarët u mblodhën në "Imambargah", një vend religjioz ku myslimanët shiit mblidhen për t'u falur dhe për të kujtuar martirizimin në Kerbala, publikoi "India tudej". Sipas rezultateve të para të hetimit, autoritetet e karakterizuan incidentin si sulm vetëvrasës.
Pekin - Kina i ka bërë thirrje ShBA-së t'I vazhdojë bisedimet me Moskën për stabilitetin strategjik dhe marrëveshjet pasuese pas skadimit të marrëveshjes së re për uljen e armatimit strategjik ("Fillimi i ri") midis ShBA-së dhe Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të JashtmeLin Xhian. "Kjo është gjithashtu pritja e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare", tha Lin në një konferencë të rregullt për shtyp.