15:00/ 13 shkurt/ 2026
Shkup - Mjekja Simonida Crvenkova veproi në mënyrë korrekte dhe zgjati periudhën e mbijetesës më shumë se zakonisht te çdo pacient jashtë standardeve mesatare që është konfirmuar në studimet shkencore dhe ajo që po dëgjojmë tani në seancë është temë për kongres kombëtar ose shkencor të onkologëve, por nuk është temë për një sallë gjyqi dhe proces gjyqësor, deklaroi para fillimit të gjykimit të sotëm mbrojtësi i Crvenkovës, avokati Vladimir Tufegçiq. Tufegçiq, siç theksoi, pret diskreditim të plotë të aktakuzës sepse u "vërtetua se rezultatet profesionale dhe mendimi janë bërë në bazë të dokumentacionit selektiv dhe të paplotë, nuk janë marrë parasysh historitë paraprake të sëmundjes së pacientëve, trajtimi në klinika tjera, operacione dhe rekomandime, si dhe që nuk janë marrë parasysh protokollet kombëtare të Maqedonisë".
Shkup - Lideri i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti sot deklaroi se e mbështet fuqishëm hapin e kryetarit të Besës, Bilall Kasami, për fillimin e procesit të bashkimit të subjekteve politike në koalicionin VLEN. Mexhiti theksoi se në disa raste të gjithë liderët nga koalcioni kanë biseduar për mundësinë që VLEN të funksionojë si subjekt i vetëm politik, sepse këtë e kërkon anëtarësimi dhe strukturat lokale. "Në disa raste edhe unë edhe liderët tjerë të VLEN kemi njoftuar se kemi folur dhe negociuar, sepse anëtarësia dhe strukturat kërkojnë që VLEN të jetë një. Unë e mbështes fuqimisht atë që bëri Bilall Kasami dje, sepse është një hap përpara drejt VLEN-it që të jetë një. Me shumë mundësi, në periudhën e ardhshme, subjektet e tjera politike do të bëjnë të njëjtën gjë, duke filluar nga Lëvizja ime Demokratike", theksoi Mexhiti.
Shkup - Kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, Orce Gjorgjievski dhe Izet Mexhiti sot njoftuan realizimin e projektit për rikonstruimin e plotë të rrugës "Ferid Murat", përkatësisht "Lazar Trpovski", në gjatësi të plotë prej një kilometër. Sipas Mexhitit, faza e parë e projektit - rikonstruimi i 600 metrave të parë, realizohet me mbështetje financiare të Bankës Botërore në vlerë prej rreth 22 milionë denarë, ndërsa Komuna e Çairit merr pjesë me 4 milionë denarë shtesë. Pjesa e dytë e rrugës do të bëhet përmes thirrjes së Qeverisë dhe me mjete nga buxheti komunal.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në kuadër të Konferencës së 62-të të sigurisë në Munih, zhvilloi takim me udhëheqësinë e 4IG. Siç informon kryeministri në rrjetet sociale, kanë biseduar për një pako prej 100 milionë euro investime në disa fusha në vend. "Në Munih zhvillova takim me udhëheqësinë e 4IG. Biseduam për pakon prej 100 milionë eurosh investime, përveç në telefoninë dhe në fushën e inteligjencës artificiale dhe energjetikë. Duhet ta zhvillojmë Maqedoninë. Luftojmë për çdo shans për një të ardhme më të mirë për qytetarët!, shënoi Mickoski në "Fejsbuk". "Në Munih zhvillova takim me udhëheqësinë e 4IG. Biseduam për pakon prej 100 milionë eurosh investime, përveç në telefoninë dhe në fushën e inteligjencës artificiale dhe energjetikë. Duhet ta zhvillojmë Maqedoninë. Luftojmë për çdo shans për një të ardhme më të mirë për qytetarët!, shënoi Mickoski në "Fejsbuk".
Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë onlajn në takimin ministror kushtuar Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), të organizuar nga Komisioni Evropian me qëllim që të informohen vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë mekanizëm që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Sali, siç bëri të ditur Ministria për Çështje Evropiane, e theksoi përkushtimin e shtetit tonë ndaj objektivave evropiane për dekarbonizim dhe përafrim me legjislacionin klimatik dhe energjetik të BE-së, duke shtuar se Qeveria në janar të këtoj viti e miratoi projekt-ligjin për Veprim Klimatik, i cili vendos bazën ligjore për sistemin e monitorimit, raportimit, verifikimit dhe akreditimit të emetimeve, si hap kyç drejt vendosjes së çmimit të karbonit.
Shkup- Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, arrin 0,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Indeksi i shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me janarin e vitit 2025, shënon rritje prej 3,2 për qind. Çmimet me pakicë në janar të këtij viti, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, janë ulur për 2,7 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit të kaluar për 1,2 për qind.
Shkup - Qarkullimi në industri, gjithsej është rritur për 10,3 për qind në dhjetor të vitit 2025 krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Sipas grupeve kryesore industriale, shënojnë rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 9.8 për qind, Produkte kapitale për 20.2 për qind dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 2.7 për qind, ndërsa rënie vërehet tek Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 13.2 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara sot në Entin Shtetëror të Statistikës. Ndikim më të madh ndaj rritjes së qarkullimit të përgjithshëm në industri në dhjetor të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, departamentet e mëposhtme kanë: Prodhimi i produkteve ushqimore me 6.1 për qind, Prodhimi i metaleve me 5.9 për qind dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 29.3 për qind.
Shkup- Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në gjithë territorin e vendit privuan nga liria 10 shoferë, nga të cilët nga një në Shkup, në Kumanovë, në Veles, në Kavadar dhe në rrethinë të Manastirit për shkak se drejtuan automjetin pa patentë shoferi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Siç është bërë e ditur në kumtesë, shoferi në Kumanovë më parë ishte përfshirë në një aksident rrugor me motoçikletë dhe motoçikleta e tij u konfiskua, ndërsa shoferëve të tjerë iu konfiskuan automjetet e udhëtarëve. Nga një shofer në Shkup, në Çashkë dhe në rrethinë të Prilepit kanë drejtuar automjete edhe pse kanë pasur masë ndalimi për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B.
Shkup - SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër një personi nga Çashka për veprën penale "keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" i cili, derisa ishte kryetar komune, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për nëpunësit civilë dhe ka paguar 10 punonjës në komunë me para në bazë të një page karriere me një nëpunës civil, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "SPB Veles, në Prokurorinë Themelore Publike Veles, ngriti kallëzim penal ndaj G.S. (47) nga Çashka për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale 'keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar' sipas nenit 353 të Kodit Penal. Në periudhën nga janari 2021 deri në dhjetor 2024, G.S. në cilësinë e kryetarit të komunës së Çashkës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësit Shtetërorë dhe 10 personave të punësuar në komunën e Çashkës, në disa raste, nga llogaria e buxhetit të komunës u ka paguar mjete financiare në bazë të pagës së karrierës së nëpunësit shtetëror, edhe pse e dinte se ata nuk i plotësonin kushtet për nëpunës shtetëror. Ndërsa, një personi, në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, mundësoi që t'i paguhej paga bonus, edhe pse nuk ishin plotësuar kushtet", theksojnë nga Ministria.
Shkup- Pasdite dhe nga fundi i ditës priten reshje shi. Në malet më të larta, reshjet do të jenë me shi dhe borë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, ndërsa temperatura ditore do të arrijë 13 gradë. Reshje shiu priten edhe në Shkup pasdite, ku temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë 12 gradë. Mot me vranësira tlë ndryshueshme do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Strugë- Pakësohen turbullirat në burimin "Shum" prej ku furnizohen me ujë Struga dhe fshatrat përreth, por parametrat nga mostrat e marra të mërkurën ende janë me nivel të lartë të turbullirave, tregojnë rezultatet e Qendrës për shëndet publik Ohër. Mostrat e para të marra nga burimi "Shum" më 9 shkurt, sipas dr. Lidia Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Ohër, treguan 28,56 për qind turbullira, ndërsa mostrat e 11 shkurtit tregojnë turbullira prej 10,17 për qind. "Nëpër qytet uji çdokund është me turbullira të mëdha, kishte klor, në mënyrë shëndetësore nuk është në gjendje të rregullt, derisa nuk pakësohen në koncentrim maksimal të turbullirave, 1,5 për qind", informoi Simonoska.
Tetovë - Akoma priten pagesat e dëmshpërblimit për shkak të motit të lig në qershor të vitit 2024, u ankuan sot me tubim protestues para Komunës së Tetovës një grup i bujqve nga fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Vogël dhe e Madhe. Sipas tyre, vetëm kjo komunë nga rajoni i Tetovës nuk i ka paguar dëmshpërblimet për bujqit. Ata morën vendime për dëmin e konstatuar nga komisioni adekuat sipas të cilit do të marrin dhjetë për qind dëmshpërblim, nga pesë nga komuna dhe pesë përqind nga buxheti shtetëror përmes Minsitrisë së Bujqësisë.
Kiev - Në sulmet më të reja ruse ndaj Ukrainës kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, duke përfshirë edhe fëmijë, njoftuan persona zyrtarë, transmetoi DPA. Prokuroria në rajonin lindor të Donjeckut deklaroi se tre vëllezër të moshës 8 deri në 19 vjeç janë vrarë nga bombardimet në qytetin Kramatorsk gjatë natës. Nëna dhe gjyshja e tyre u plagosën gjithashtu kur një predhë goditi një ndërtesë banimi. Prefekti së Kramatorskut, Oleksandar Honçarenko, tha se një burrë tjetër ishte vrarë në sulm. Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper, tha se një person ishte vrarë dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur në sulmet në rajonin e Detit të Zi, të cilat ai tha se kishin në shënjestër objektet portuale, industriale dhe energjetike, si dhe infrastrukturën civile.
Budapest - Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa 22 janë lënduar nga zjarri i shpërthyer në një hostel në një paralagje të kryeqytetit hungarez, Budapest. Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në ndërtesën dykatëshe. Zjarri së shpejti u shua, por shkaktoi rrënimin e çatisë. Zjarrfikësit nxorrën disa njerëz të mbijetuar nën rrënoja. Trupat e dy birrave dhe një gruaje u gjetën nën çatinë e rrënuar të objektit. Ekipet mjekësore u ofruan ndihmë 22 personave të lënduar, të cilët janë dërguar në tetë spitale në Buddapest për mjekim të mëtutjeshëm. Katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Moskë - Negociatat ndërmjet Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po zhvendosen në Gjenevë javën e ardhshme, ndërsa delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vlladimir Medinski, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, pa specifikuar një datë të saktë. Në ndërkohë,këshilltari i presidentit ukrainas për komunikime, Dmitro Litvin, deklaroi se rrethi i dytë i negociatave me Rusinë dhe SHBA-në do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë. Bisedimet në Gjenevë do të mbahen pas dy raundeve të bisedimeve në Abu Dhabi, në të cilat nuk arritën të sjellin shumë përparim, përveç një shkëmbimi të 314 të robëruarve të luftës. Ky është shkëmbimi i pari që nga tetori i vitit të kaluar.
Uashington- Gazeta amerikane "Njujork tajms", duke cituar burime anonime, mbrëmë publikoi se SHBA-ja do të dislokojë një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. Sipas gazetës, në Lindjen e Mesme do të vendosen aeroplanmbajtësja "USS Xherald R. Ford", që për momentin është në Karaibe. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni ende nuki kanë komentuar akuzat e gazetës. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, para disa dite deklaroi se po shqyrton mundësinë për dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.
Nion - Asociacioni evropian i futbollit e publikoi orarin e ndeshjeve në edicionin e këtij viti të Ligës së kombeve. Futbollistët e Maqedonisë së Veriut ngjarjen debutuese në konkurrencën B do ta hapin në terren vendor dhe atë kundër seleksionit të Zvicrës. Ndeshjen e parë në histori kundër këtij reprezentacioni do taluajmë më 26 shtator në arenën Todor Proeski, ndërsa fillimi është caktuar për në orën 20:45. Në ciklin e parë të ndeshjeve kur në program janë gjithsej katër xhiro kemi dy ndeshje në terren mysafir në Slloveni (29 shtator) dhe Zvicër (6 tetor), përderisa në terren vendor do të luajmë edhe me Skocinë (3 tetor).