15:00/10 dhjetor/2024
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova sot i porositi liderët partiakë që të përmbahen nga komentet para vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me Ligjin për gjuhët. "Vendimet e Gjykatës janë përfundimtare dhe ekzekutive dhe liderët e partive dhe politikanët duhet të përmbahen nga komentet. Më së paku që mund të bëjnë është të lënë që Gjykata Kushtetuese të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren", tha Siljanovska, si koment të deklaratave të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prag të vendimit të Gjykatës kushtetuese për Ligjin për gjuhët.
Shkup – Jam krenare në Armatën jo rastësisht gëzon besim më të madh, që është dëshmi për kredibilitetin dhe dinjitetin e saj jo vetëm në vend, por edhe jashtë, theksoi presidentja dhe komandante supreme e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova pas brifingut për gatishmëri luftarake të Armatës. Theksoi se raporti ishte themelor, i mbushur me të dhëna dhe fakte. “I bazuar në dëshmi. Strategjia është qartë e pranishme, bashkëpunimi me shefin e Shtatmadhorisë Shtatmadhorinë është i jashtëzakonshëm. Sigurisht që ka vend për ndryshime, ka vend për reforma, por gjithë atë që kam dëgjuar sot më jep të drejtën të shpreh hapur besimin tim të padiskutueshëm te shefi, te Shtatmadhorisë, te oficerët dhe ushtarët. Mendoj se këtë që po them do ta dëgjoni nga të gjithë ata në misionet e të cilëve ka marrë pjesë Armata jonë, jashtë, brenda, si një faktor i respektuar dhe i besueshëm, madje ajo që dua të theksoj është se sot pashë ose dëgjova informacione për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm rajonal si dëshmi e rolit të diplomacisë ushtarake, e cila sot është shumë e rëndësishme”, deklaroi Siljanovska Davkova.
Shkup - Kuvendi në kuadër të seancës plenare të 22-të sot ka filluar debatin pesëditor për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, në seancë deputeti gjatë debatit mund të flasë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë më shumë herë, por jo më shumë se 30 minuta. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska para deputetëve theksoi se viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve.
Shkup - BDI-ja saktë e di si funksionon Gjykata Kushtetuese dhe nesër nuk do të ndodhë asgjë, por qëllimi i tyre është të dalin para opinionit edhe si politikan të tregojnë se për shkak të presionit të tyre politik është shtyrë vendimi për Ligjin për gjuhët, tha kryeministrit Hristijan Mickoski.
Shkup - Nuk duhet të lejojmë që kryetarët e komunave të bëhen sundimtarë lokal, as statistë në procese, por faktorë zhvillimi dhe zgjidhjeje të problemeve. Kështu ka thënë sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në konferencën vjetore të Vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e titulluar "Drejt vetëqeverisjes së qëndrueshme lokale: sfida, mundësi dhe strategji për të ardhmen". "Ne tregojmë me shembull se punojmë për të gjitha komunat. Përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale menaxhohet një proces i cili si Qeveri e realizojmë për 250 milionë euro investime kapitale, ku mjete kanë marrë të gjitha komunat që kanë plotësuar kushtet, duke treguar se për ne prioritet është zhvillimi lokal", nënvizoi ai.
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se vendosja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit të madh, është vetëm konfirmim nga partnerët strategjikë për atë që e kanë folur qysh në opozitë për përfshirje në korrupsion dhe është vetëm fillimi nga shumë raste të tilla që pret në periudhën e ardhshme të publikohen në publik.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në konferencë për media konfirmoi se është duke u zhvilluar aksion kundër një grupi të organizuar prej 23 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, por ai për momentin është jashtë shtetit dhe nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. Personat, siç u njoftua paraprakisht, sipas informacioneve fillestare, dyshohen për krim në lidhje me funksionimin e termocentraleve në KME Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotinë, ndërsa Mickoski tha se bëhet fjalë për kriminalitet prej rreth 6,5 milionë euro.
Shkup – Të paktën shtatë milionë euro dhe 200 vende të reja të punës, parasheh investimi i kompanisë zvicerane “DM Bau Ag” për të cilën sot në Qeveri Marrëveshje nënshkruan kryeministri Hristian Mickoski dhe ekipi i menaxherëve të kompanisë. Siç njoftoi Mickoski pas nënshkrimit, plani i investimeve do të realizohet në zonën industriale në afërsi të Kumanovës, ndërsa përfshin investim në blerje të tokës, ndërtim në tërësi të impianteve dhe furnizim i tyre me makina për prodhimtarinë e objekteve modulare me qëllim të ndryshëm.
Shkup – Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sot në konferencë për media informoi se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për përzierje politike dhe përpjekje për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo nënvizoi se atyre dhe familjarëve të tyre më të afërt u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa në Uashington në ndërkohë po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese. “Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje mori hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane, për shkak të përfshirjes politike në gjyqësor. Për këtë, atyre dhe anëtarëve të tyre më të afërt të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. Në Uashington në ndërkohë por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese”, tha Ageleri.
Shkup - Me të vërtetë shpresoj se asnjë parti politike apo personalitet do të punonte në destabilizimin e vendit të vet. Nuk shoh se kjo mund të jetë në interes të dikujt, e posaçërisht nuk janë në interes të qytetarëve të këtij vendi, deklaroi ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler. E pyetur për stabilizimin e vendit dhe nëse ka biseduar me përfaqësues qeveritarë për destabilizim të mundshëm, Ageler tha se çdo ditë flet me përfaqësues të qeverisë, sepse atë e ka punë, por se nuk e mban mend bisedën për atë konkretisht.
Shkup - Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara në vend, Mihalis Rokas dhe Rita Kolumbia, sot në promovimin e videolojës edukative për të drejtat e njeriut - "Navigator", dhe me rastin e ditës ndërkombëtare, dërguan mesazhe për të ngritur ndërgjegjësimin për domethënien e tyre dhe rëndësinë e promovimit të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grupeve më të cenueshme në shoqëri. "Të drejtat e njeriut janë diçka që nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë dhe ne duhet të punojmë vazhdimisht për to. Nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë se shumë njerëz vuajnë çdo ditë nga shkeljet e të drejtave të njeriut. Kjo është një ditë për reflektim, kur duhet gjetur më shumë frymëzim për mbrojtjen e tyre", theksoi ambasadori evropian në vend Rokas.
Shkup – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i cili është pjesë e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, sot në konferencë për media vlerësoi se vendimi i Departamentit të Shtetit për vendosjen e Artan Grubit në të a.q. listën e zezë është konfirmim për angazhimet e drejta të koalicionit, dhe i bëri thirrje anëtarësisë së BDI-së që ta braktisin siç thotë, anijen e cila po fundoset.
Shkup- Zëvendëskryeministri Arben Fetai mori pjesë sot në konferencën rajonale „GovTech“ në Tiranë, krahas kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fetai theksoi rëndësinë e digjitalizimit si shtyllë e mirëqenies, inovacionit dhe progresit shoqëror. Ai paraqiti prioritetet dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë rrafsh, duke përfshirë digjitalizimin e administratës publike, rikthen për së paku për 50% të numrit të shërbimeve publike elektronike që u ofrohen qytetarëve si dhe përgatitjet për ndërtimin e një data qendre qeveritare.
Shkup - Komisioni për financim dhe buxhet sot e miratoi Propozim- vendimin për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve që është në rendin e ditës të seancës së 22-të plenare të caktuar në orën 11. Qëllimi i vendimit të propozuar është rialokimi adekuat i mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë me qëllim të financimit të nevojave prioritare të shfrytëzuesve buxhetorë me qëllim të përmirësimit të realizimit të buxhetit për vitin 2024, thuhet në shpjegimin e qeverisë.
Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në tetor të vitit 2024 janë dhënë 363 leje për ndërtim, që është për 11.7 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin në 8.469.616 mijë denarë, që është për 12.3 për qind më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim të lëshuara, 216 (59.5 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 75 (20.7 për qind), për objektet e ndërtimit të ulët dhe 72 (19.8 për qind) për objektet e rikonstruimit.
Shkup - Shpenzimet e jetesës në nëntor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar shënojnë rritje prej 4,3 për qind, ndërsa çmimet e pakicës prej 4,0 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës. Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve së jetesës në nëntor 2024, krahasuar me tetorin e vitit 2024 është 1,0 për qind. Rritja e inflacionit në nëntor të vitit 2024, krahasuar me tetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet pasuese: ushqim dhe pije joalkooloke për 2,1 për qind, rekreacion dhe kulturë, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 1,5 për qind, restorante dhe hotele për 0,8 për qind, veshje dhe këpucë, shëndet për 0,2 për qind, strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 0,1 për qind.
Shkup - Shoqata e qytetarëve "Qendra për komunikime qytetare (QKQ)" në Shkup dhe aktivistja Lila Miliq sot e kanë fituar çmimin shtetëror "Meto Jovanovski" për këtë vit, që është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në sferën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut. Kryetari i "Qendrës për komunikime qytetare", German Fillkov në fjalimin e tij sot me rastin e dorëzimit të çmimit, potencoi se ky çmim paraqet nxitje për transparencë të mëtejshme dhe qasje edhe më të lehtë të qytetarëve deri te informatat, të cilat u mundësojnë të marrin pjesë në krijimin e politikave, në marrjen e vendimeve, prej të cilave më tej varet cilësia e jetesës, për marrjen e shërbimeve cilësore publike, për mënyrën e harxhimit të parave të tyre, për kërkesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga institucionet.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan me telefon ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, njoftojnë mediumet turke. Sipas Drejtorisë turke për komunikime, Erdogan dhe Rute kanë biseduar për ngjarjet e fundit në Siri. Gjatë takimit, Erdogan deklaroi se Turqia angazhohet për mbrojtjen e integritetit territorial dhe stabilitetin e Sirisë që nga dita e parë të luftës civile në Siri.
Kiev - Historia që duhet të tregojmë ka të bëjë me Ukrainën 2.0, deklaroi Oleksandr Kamishin, këshilltari i ri i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për çështje strategjike në një bisedë për Telegrafin. Kamishin i cili secilën ditë takohet me Zelenskin për të zgjidhur çështjet e krizës, prezantoi vizionin e tij për Ukrainën si një shtet elastik, teknologjikisht i avancuar dhe i përgatitur për të ardhmen. Ai e përshkruan punën e tij si "zjarrfikës". Zelenski për çdo ditë e drejton atë për të zgjidhur çështje të ndryshme krizash - nga shëndeti dhe infrastruktura te prodhimi i energjisë dhe municioneve. Me një pamje kaq të gjerë të sektorëve kyç, Kamishin ofron një vizion për një Ukrainë pas armëpushimit: një vend që mund të bëhet një pjesë kyçe e Evropës me persona të cilët janë të përmbajtur, të avancuar teknologjikisht, të aftë në zhvillimin e dronëve dhe mirëmbajtjen e hekurudhave.
Kartum - Më shumë se 100 persona u vranë, ndërsa disa qindra u plagosën në një sulm ajror të kryer nga armata dje në tregun e një qyteti në provincën veriore të Darfurit, në pjesën perëndimore të Sudanit, kumtoi organizata pro demokratike "Avokatët e rasteve emergjente". Sulmi u krye në një ditë të tregut të së dielës, kur banorët e fshatrave në rrethinë erdhën për të blerë, duke rezultuar me vdekjen e mbi 100 personave dhe plagosjen e qindrave, mes të cilëve gra dhe fëmijë", kumtoi organizata e cila dokumenton krimet e lidhura me luftën në Sudani. Lufta filloi para 20 muajsh, midis armatës së rregullt dhe Forcës së mbështetjes së shpejtë paraushtarake (FMSH).
Sao Paolo - Presidenti brazilian, Luiz Inasio Lula da Silva i'u nënshtrua një operacioni në tru në Sao Paulo për heqjen e një hematomi. Sipas dokumentit të mjekëve të publikuar nga qeveria braziliane, operacioni ka kaluar pa komplikime, ndërsa Lula është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrje në repartin e kujdesit intensiv. Më parë, Lula iu nënshtrua një rezonance magnetike për shkak të dhimbjes së kokës e cila zbuloi gjakderdhje të brendshme, duke nxitur një shtrim urgjent në spital.