15:00/9 dhjetor/2024/
Shkup - Në Kuvend, nesër pritet të fillojë debati rreth Propozim buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 22-të.
Shkup - Për herë të parë pas 7 viteve kolaps dhe stagnim të ekonomisë së vendit, përfundimisht shteti po shënon rritje të BPV-së prej 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024. Si Qeveri premtuam fillim të shpejtë dhe punë të përkushtuar. Kjo po realizohet. Po vijnë rezultatet e para, sipas Entit shtetëror të statistikave, rritje të bruto prodhimit vendor në tremujorin e tretë përkatësisht muajt korrik, gusht, shtator prej 3 për qind, theksoohet në kumteësn e sotme të Qeverisë.
Shkup - Trupi koordinues i koalicionit VLEN, së bashku me liderët e partive dhe gjithë ekzekutivin në kuadër të koalicionit qeverisës kanë mbajtur sot takim ku kanë diskutuar mbi ngjarjet e fundit në vend. Pas takimit, përfaqësues të VLEN-it mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa thanë se “BDI tenton ta manipulojë opinionin me skenarë të kopjuara nga Nikolla Gruevski”.
Shkup - Kryesia qendrore e Bashkimit Demokraitk për Integrim, sot do të mbajë takim në të cilin do të vendosë për hapat e ardhshëm, informoi për MIA-n nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi që dje e filluan nismën "Roje për gjuhën" me prani 24-orëshe para Gjykatës kushtetuese deri në mbajtjen e mbledhjes për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Shkup - Institucionet kompetente në vend shumë pak shfrytëzojnë të dhënat për pronarët real në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe sanksionimit të pastrimit të parave dhe në luftën kundër terrorizmit, ndërsa si duket nuk e shfrytëzojnë për qëllime tjera dhe për parandalim të korrupsionit, kriminalitetit dhe keqpërdorimit të sferave tjera, theksohet në rezultatet e publikuara të analizës për shfrytëzimin e të dhënave për pronarët real kundër korrupsionit në vend, të Qendrës për komunikime civile, Shoqatës së këshillit tatimor dhe Aktivo.
Shkup - Kryetari i komunës së Sarajit, Ilas Veseli i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij takoi kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ku nënshkruan memorandum për bashkëpunim ndërkomunal.
Shkup - Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsius, pas çka pasojnë me Llazaropole me -1, Hanet e Mavrovës dhe Krushevës me 0, Tetovë, Kriva Pallankë me 1, Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev RId", manastir, Prilep dhe Berovë me 2 gradë, Ohër dhe Dibër 3, pretor 4, Shtip, Vinicë, Kumanovë, Veles dhe Kavadar 4, Demir Kapi dhe Strumicë 5 dhe Gjevgjeli 6 gradë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Shkup - Është caktuar marë paraburgimi për të dyshuarin 26-vjeçar, për së paku pesë vepra penale ndaj pronës - grabitje dhe vjedhje të rënda, ndaj grave dhe vajzave të mitura në Qendër dhe Aerodrom, me ç'rast ka përfituar dobi pronësore prej rreth 100 000 denarëve.
Beograd - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak deklaroi se në dy javët e kaluara ka pasur bisedime intensive për dialogun dhe se pret që java e ardhshme të jetë përplot me takime të caktuara dhe misione zyrtare.
Firencë - Dy persona e humbln jetën, nëntë janë lënduar, ndërsa tre konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit që ndodhi sot në rafinerinë e kompanisë energjetike "Eni" në vendin Kalencano në afërsi të Firencës, kumtoi guvernatori i Toskanës, Eugenio Xhani.
Gjenevë - Komisari i lartë i KB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk sot deklaroi se ka "gjasa të mëdha" për dialog inkluziv për tranzicionin politik të epokës së re të Sirisë pas rrëzimit të presidentit Bashar al Asad.
Bruksel - Rënia e regjimit kriminal të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad shënon një moment historik për popullin sirian i cili ka duruar vuajtje të jashtëzakonshme dhe tregoi qëndrueshmëri në luftën e saj për dinjitet, liri dhe drejtësi, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anuar El Anuni në lidhje me përmbysjen e regjimit të Asadit nga forcat rebele.
Bruksel - Shërbimi i inteligjencës së Hungarisë, Zyra për informim (IH), ka spiunuar përfaqësues të BE-së që kanë vizituar Budapestin duke kontrolluar dhomat e tyre të hotelit dhe duke shkarkuar informacione nga laptopët e tyre, bën të ditur gazeta belge në gjuhën holandeze "Tajd" ("Koha").
Paris - Ish kryeministri i Sirisë, Rijad Hixhab i cili iu bashkua opozitës mund të emërohet në krye të qeverisë kalimtare të Sirisë, shkruan sot gazeta franceze “Figaro”, duke u thirrur në burime të mirëinformuara.
Paris - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara sot pasdite sipas kohës lokale, prapa dyerve të mbyllura, do të mbajë takim urgjent për situatën në Siri, pas rrëzimit të regjimit ë presidentit Bashar al Asad, shkruan gazeta franceze "Figaro".
Moskë - Vendimin për azil politik ndaj presidentit tanimë të rrëzuar nga froni, Bashar Al Asad dhe familjes së tij e ka sjellë presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka deklaruar për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
Moskë - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se askush nuk mund ta pushtojë apo thyejë Rusinë.
Uashington - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden mbrëmë theksoi se presidenti sirian, Bashar al Asad "duhet të bartë përgjegjësi" për veprimet e tij, si dhe se SHBA-ja do të punojë me partnerët e vet dhe palët e interesuara në Siri, duke u ndihmuar në përballje me rreziqet.
Uashington - SHBA po përgatit një pako për ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën në vlerë 988 milionë dollarë, bëri të ditur dje Departamenti i shtetit. Pagesa është pothuajse gjysma e 2.21 miliardë dollarëve në kuadër të iniciativës për ndihmë të sigurisë për Ukrainën (USAI).
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se do t'i bëjë thirrje presidentit amerikan, Xhozef Bajden të bisedojnë për çështjen për ftesë të Ukrainës në NATO, transmetuan sot mediumet ukrainase.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka paralajmëruar se për këshilltare do ta emërojë Alina Haba, avokate nga ekipi i avokatëve që e mbrojnë atë në rastin e akuzave për "pagesat sekrete" në Nju Jork.
Uashington - Ushtria amerikane goditi 75 caqe të "Shtetit islamik" në Siri për t'i parandaluar terroristët ta shfrytëzojnë destabilitetin në vend, deklaruan mbrëmë nga Komanda qendrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTKOM).
Xhakartë - Së paku dhjetë persona e humbën jetën në vërshime dhe rrëshqitje të dheut që i goditën fshatrat kodrinore në ishullin indonezian Java, kumtuan sot përfaqësuesit zyrtarë.