• e mërkurë, 26 qershor 2024
MIA Flesh

12:00/17 qershor/2024

Shkup- Pas gjashtë viteve në burg për disa lëndë nga ish-Prokuroria speciale publike, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, sot del nga burgu "Shkup". Gjykata e apelit në Shkup paraprakisht solli vendim ai të ketë lirim me kusht për lëndën "Titanik". Krahas lëndës "Titanik", Janakieski ishte i akuzuar edhe në lëndët "Shkallët spanjolle" dhe "27 Prilli".

Shkup - Shtesa jashtë orarit të punës paguhet vetëm në 26 nga 36 institucione, ndërsa shtesa për përshtatje me tregun e punës nuk paguhet në asnjë institucion, konfirmon Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Konstatohet edhe se modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të performancës nuk përdoret fare. Tregon rishikimin e afateve të përcaktuara me ligj për miratimin e planeve të punësimit, si dhe harmonizimin e Ligjit për nëpunësit administrativë me Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik në pjesën e mënyrës së përcaktimit të pagës.

Shkup - Institucioni Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup ka përfunduar me sukses procesin e akreditimit për standardet dhe kriteret cilësore të veprimtarisë shëndetësore, me çka është pajisur me certifikatë me vlefshmëri për tre vjet, informojnë sot nga institucioni. Ashtu siç sqarojnë, Agjencia për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore (ACAISH), në fund të javës së kaluar iu ka ndarë çertifikatën e akreditimit drejtoreshës së mjekësisë Valentina Cvejoska Çolakovska dhe drejtorit organizativ Arkin Jahiji, si dhe anëtarëve të ekipit të Klinikës.

Athinë – Pikërisht gjashtë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Athinë - Me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish-kryeministri Zoran Zaevi dhe Aleksis Ciprasi, përmes "Fondacionit Zaev" dhe "Institutit Aleksis Cipras" sot dhe nesër në Athinë organizojnë Konferencë Ndërkombëtare dyditore mbi Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, në të cilën në të njëjtën kohë do t'i ndahet edhe mirënjohje ndërmjetësit në bisedimet për emrin Metju Nimicit, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg deklaroi se ka pasur konsultime mes anëtareve të Aleancës për nxjerrjen e armëve bërthamore nga depot, sistemimin e tyre dhe vendosjen e tyre në gjendje gatishmërie. "NATO po bisedon për sistemimin e disa armëve bërthamore, e përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina", deklaroi Stoltenberg për Telegrafin britanik. Sipas tij, Aleanca duhet ta tregojë arsenalin e vet bërthamor në mënyrë që t'u dërgojë porosi të drejtpërdrejtë kundërshtarëve të vet.

Uashington - SHBA-ja stagon 15 vite prapa Kinës në zhvillimin e energjisë bërthamore të teknologjisë së lartë sepse qasja teknologjike e mbështetur nga shteti dhe financimi i madh i japin përparësi Pekinit, thuhet në raportin e publikuar sot. "Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare të ndërtimit prej reth shtatë viteve, shumë më shpejtë se vendet e tjera, sipas studimit të institutit të pavarur hulumtues me seli në Uashington, Fondacioni për teknologji informatike dhe inovacione.

Dyseldorf - Sulmuesi i kombëtares franceze dhe Reali, Kilian Mbape është i gatshëm të luajë në çdo pozitë në klubin madrilen. "Jam gati të luaj kudo që më vendos trajneri. Derisa nuk jam në rezervë, do të përshtatem me pozicionet (qesh)", deklaroi Mbape.  Real Madridi  më 3 qershor njoftoi për arritjen e marrëveshjes me 25-vjeçarin francez.

Riad - Kryetari i ekipit El hilal, Anmar Al Kaili foli për negociatat e pasuksesshme me sulmuesin argjentinas, Lionel Mesi. Klubi nga Arabia Saudite tentoi ta angazhojë futbollistin verën e vitit 2023, kur ai u largua nga PSZH-ja. "Ishim në kontakt me Mesin kur i përfundoi kontrata me parisienët. I ofruam 1,4 miliardë euro, por ai refuzoi sepse familja e tij dëshironte të shpërngulej në Amerikë. Befasuese është që futbollisti e refuzoi ofertën e tillë. Tentoi ta bindë famiëjen, por nuk ia doli. Ne e respektojmë këtë sepse familja është më e rëndësishme se paratë", deklaroi Al Kaili për "NIBC".

QËNDRONI TË LIDHUR