MIA Flesh
- Shkup - Në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg, Francë, nga 27 deri më 31 janar 2025, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Petrushevska, shefe dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Bekim Qoku, anëtarë. Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i Kuvendit, ndër temat që do të diskutohen gjatë Sesionit janë: nevoja absolute dhe urgjente për t'i dhënë fund krizës humanitare për gratë, fëmijët dhe pengjet në Gaza, nevoja për rendin ndërkombëtar të rinovuar të bazuar në rregulla, vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji të mbajtura në tetor të vitit 2024, imigracioni si një nga përgjigjet ndaj plakjes demografike të Evropës, zgjidhja e rreziqeve për të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës të paraqitur nga mercenarët dhe kompanitë private ushtarake dhe të sigurisë dhe thirrja për rregullativën gjithëpërfshirëse, gratë në ekonomi, përkatësisht punësimi, sipërmarrësia dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, rregullimi i maturisë së përmbajtjes së mediave sociale për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe tejkalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.
- Post By Sara Ademi
- 12:00, 27 janar, 2025
12:00/ 27 janar/ 2025
Shkup - Në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg, Francë, nga 27 deri më 31 janar 2025, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Petrushevska, shefe dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Bekim Qoku, anëtarë. Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i Kuvendit, ndër temat që do të diskutohen gjatë Sesionit janë: nevoja absolute dhe urgjente për t'i dhënë fund krizës humanitare për gratë, fëmijët dhe pengjet në Gaza, nevoja për rendin ndërkombëtar të rinovuar të bazuar në rregulla, vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji të mbajtura në tetor të vitit 2024, imigracioni si një nga përgjigjet ndaj plakjes demografike të Evropës, zgjidhja e rreziqeve për të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës të paraqitur nga mercenarët dhe kompanitë private ushtarake dhe të sigurisë dhe thirrja për rregullativën gjithëpërfshirëse, gratë në ekonomi, përkatësisht punësimi, sipërmarrësia dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, rregullimi i maturisë së përmbajtjes së mediave sociale për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe tejkalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.
Shkup - Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë t’ua uroj festën e Shën Savës të gjithë pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në shtet dhe ju uroj shumë shëndet, lumturi, begati dhe paqe shpirtërore, thuhet në urimin e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski. "Festa e Shën Savës po festohet për 18 vite në Maqedoni, që nga ndryshimet në Ligjin për Festa më 8 shkurt të vitit 2007, kur u shpall festë kombëtare për serbët në Maqedoni. Kjo tregon respektin dhe besimin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimin e mirë dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit serb dhe atij maqedonas", thuhet në urim.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në podkastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin. “Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të jetë në Shkup, tre qendra klinike dhe tjerat të jenë spitale më të vogla me hospitalizimin e pacienteve deri në dy ditë”, ka thënë Taravari.
Shkup - Thellimi i marërdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor, kanë qenë temat në bisedën e sotme telefonike të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit Izraelit, Gideon Saar. Dy ministrat, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kanë diskutuar për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushat si arsimi, shëndetësia, bujqësia,m startap ekosistemet, teknologjia dhe kultura.
Shkup - I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Kërstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike të Shkupit, në rastin për shkak të një hetimi të kryer në mënyrë jo të duhur. Gjyqtari Ivica Stefanovski, gjykimin e shtyu për më 3 shkurt, duke theksuar se duhet t'i lërë hapësirë prokurorit publik republikan Lupço Kocevski duke u shprehur për pretendimet e kërkesës për përjashtim.
Shkup - Sot dhe nesër për vizitë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë kryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Adria Mandiq, për shkak të së cilës Njësiti për siguri në trafikun rrugor pranë SPB Shkup, do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë nëpër rrugë në rajonin më të gjerë qendror të Qytetit të Shkupit, informoi MPB-ja.
Shkup - Të shtunën (25 janar) në praninë e dhjetëra lexuesve dhe intelektualëve të Kantonit të Cyrihut, në Bibliotekën Pestalozi janë promovuar tre tituj nga kolona e veprave të fundit të shkrimtarit dhe publicistit Emin Azemi. Duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, drejtoresha e Bibliotekës Pestalozi, Suela Jorgaçi, në cilësinë edhe të bashkëorganizatores së këtij promovimi, falënderoi autorin që ka zgjedhur pikërisht këtë vatër të librit për të promovuar librat e tij.
Shkup - Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, - 4 gradë, ndërsa temperatura nën zero është në Manastir dhe Prilep ku janë matur - 2 gradë. Siç informon DPHM, 0 gradë janë matur në Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Kodrën e Diellit, 1 gradë në Shtip, 2 në Tetovë, Strumicë dhe Lazaropole, 3 në Vinicë, Kavadar dhe Hanet e Mavrovës, 4 në Krushevë, 5 gradë në Shkup-Zajçev Rid dhe Demir Kapi, 6 në Shkup-Petrovec dhe Veles dhe 9 gradë në Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit në orën 7 është matur shtresë e dëborës prej 38 centimetra, 28 në Hanet e Mavrovës dhe 7 centimetra në Manastir.
Ankara - Zjarri në hotelin "Grand Kartal" në qendrën turke të skijimit në Kartalkaja, në komunën Bollu, në të cilin humbën jetën 78 persona, është shkaktuar nga një gabim në kuzhinën e hotelit, publikojnë sot mediat turke rezultatet e hetimit. Derisa përgatitej mëngjesi në hotelin "Grand Kartal" vaji i nxehtë ka marrë flakë dhe flakët janë përhapur pas ndërhyrjes së gabuar të punonjësve të kuzhinës, të cilët kanë tentuar të shuajnë zjarrin me ujë, transmeton portali turk Trend.
Kiev - Humbjet e përgjithshme luftarake të forcave ruse në Ukrainë nga 24 shkurti i vitit 2022 deri më sot kanë arritur afërsisht 831.620 persona, duke përfshirë edhe 1.430 ushtarë të humbur në 24 orët e fundit, njoftoi Shtatmadhoria e forcave të armatosura në faqen e saj në Fejsbuk.
Bruksel – Përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas dhe komisarja e BE-së për zgjerim Marta Kos, mbrëmë ka deklaruar se Bashkimi Evropian i konsideron zgjedhjet presidenciale të djeshme në Bjellorusi si jolegjitime dhe paralajmëruan se Unioni do të vazhdojë të vendosë masa restriktive kundër regjimit, duke përfshirë mbështetjen financiare për shoqërinë civile. Në deklaratën e përbashkët, Kallas dhe Kos theksuan se "zgjedhjet e rreme në Bjellorusi" nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta dhe se populli i Bjellorusisë meriton një fjalë të vërtetë se kush do të qeverisë vendin e tyre.
Bruksel - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas shprehu pritjen e saj që ministrat e jashtëm evropian sot të miratojnë zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe lehtësimin e masave të imponuar të Sirisë nën sundimin e ish presidentit Bashar Asad. "Pres që zgjatja e sanksioneve kundër Rusisë të miratohet sot" , tha Kalëas para fillimit të takimit të parë të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së këtë vit në Bruksel.
Bruksel – Bashkimi Evropian është gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me çdo administratë amerikane dhe pres bashkëpunim shumë të mirë me autoritetet e reja në SHBA, deklaroi sot Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas. "Kuptohet, stili i administratave të ndryshme është i ndryshëm dhe ne duhet të përshtatim metodat tona të punës në përputhje me rrethanat", ka thënë Kallas pas arritjes në takimin e Këshillit të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel.
Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin sot ia uroi rizgjedhjen e tij Aleksansar Lukashenkos për president të Bjellorusisë. "Fitorja e bindshme e zgjedhje qartë tregon autoritetin tuaj të lartë politik, si dhe mbështetjen e pamohueshme të popullatës për politikën e ndjekur nga Bjellorusia", tha Putin.
Multan - Një kamion-cisternë që ka transportuar gaz ka marrë flakë dhe ka shpërthyer në Pakistan, me ç'rast kanë humbur jetën pesë persona. Më shumë se perosna janë lënduar, njoftuan sot autoritetet lokale. Shprëthimi në zonën industriale në Multan, qytet në provincën lindore Penxhab, ka shkaktuar dëm të madh në dyqanet dhe në shtëpitë perreth, ndërsa njerëzit kanë humbur jetën në zjarr ose kur janë shembur çatitë nga shërthimi.