• e premte, 24 janar 2025
MIA FLESH

09:00/ 24 janar/ 2025

Shkup – “Dezinformatat: si të njihen dhe të parandalohen”, është titulluar ngjarja e cila do të mbahet sot, ndërsa me të cilën përmbyllet Tuining projekti "Përforcimi i kapaciteteve të ASHMAA dhe të Servisit Publik Radiodifuziv". Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa është zbatuar nga Fondacioni gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik. 

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot do të kryejë inspektim të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanovë-Gradmanci në komunën Petrovec.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore,nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka nga 50 deri 100 metra në akset rrugore Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalin, informojnë nga LAMM.

Shkup - Konferencë vjetore për qytetari aktive "KritikUM" sot dhe nesër do të mbahet në Laboratoriumin në Shkup në organizim të Shoqatës për zhvillim edukativ Ekualis.

Shkup – Moti sot në lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e tjera me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht qetë. 

Tiranë  – Shqipëria e dënoi arrestimin dhe dëbimin nga Serbia të dy shtetasve të saj, pjesëmarrës në takimin e organizuar nga fondacioni Erste, duke bërë të ditur se veprimet e tilla nuk janë në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Beograd - Në Serbi sot fillon greva e përgjithshme ose “padëgjueshmëria e përgjithshme qytetare” ku qytetarëve u janë drejtuar me thirrje studentët që organizojnë bllokada.

Bruksel - Bashkimi Evropian (BE) ka hequr dorë nga mbajtja e takimit kushtuar mbrojtjes në një kështjellë provinciale belge dhe ka sjell vendim që takimi të mbahet në Bruksel për shkaqe sigurie.

Davos- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin sa më shpejt të jetë e mundur për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën dhe shprehu dëshirën e tij për të punuar në reduktimin e armëve bërthamore.

Uashington- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se do të kërkojë nga Arabia Saudite dhe Organizaa e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) uljen e çmimit të naftës dhe do t'i kërkojë Riadit të rrisë pakon e planifikuar të investimeve për SHBA-në nga 600 miliardë dollarë fillestarë në 1000 miliardë dollarë.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi deklasifikim të dosjeve të qeverisë amerikane për atentatet ndaj presidentit Xhon Kenedi në vitin 1963, vëllait të tij Robert F. Kenedi në vitin 1968 dhe liderit për të drejta të qytetarëve, Martin Luter King të njëjtin vit.  

Uashington - Autoritetet amerikane kanë arrestuar 538 migrantë ilegalë dhe kanë deportuar qindra në operacionin masiv, të kryer vetëm disa ditë në mandatin e dytë të presidentit Donald Tramp, njoftoi mbrëmë sekretarja e tij për shtyp, Karolin Levit.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio me telefon ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute dhe e theksoi përkushtimin e SHBA-së ndaj Aleancës dhe rëndësinë e saj të vazhdueshme për sigurinë ndërkombëtare, kumtoi sot Departamenti i Shtetit.

Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se nuk është i sigurt se SHBA-ja duhet fare të shpenzojë diçka për NATO-n, duke u thënë gazetarëve se SHBA-ja mbron anëtarët e NATO-s, por ata "nuk na mbrojnë neve".

Gjenevë – SHBA-ja do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 22 janar të vitit 2026, njoftuan Kombet e Bashkuara pasi ishin njoftuar zyrtarisht për vendimin e presidentit Donald Tramp. Ai e akuzoi organizatën për përballje të keqe me pandeminë e Kovid-19 dhe kriza të tjera globale shëndetësore. 

Uashington - Anëtarët e Senatit amerikan e konfirmuan emërimin e Xhon Retklifit për drejtor të CIA-s, njoftuan mediumet amerikane.

QËNDRONI TË LIDHUR