MIA Flesh
- Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, e cila e ka informuar për gjendjet dhe pritjet ekonomike, konform projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore. Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është konstatuar se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar janë themelet e ekonomisë së shëndetshme, në të cilën investimet dhe bizneset mund të avancojnë dhe se pa ato ekonomia është e ndjeshme në tronditjet që e çrregullojnë rritjen dhe e ulin besimin e opinionit në sistemet financiare. Në këtë drejtim, është theksuar se përmes politikave dhe masave të Bankës Popullore për ruatje të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, sigurohet rritje e qëndrueshme ekonomike.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 23 janar, 2025
You need to login to view this page