MIA Flesh
- Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, së bashku me anëtarë të delegacionit, me të cilin është në Uashingotn, ka realizuar takim me familjen Rusi, me prejardhje nga Dibra, e cila disa gjenerata jeton në SHBA. Në rrjetet sociale ai publikoi se në takimin u bisedua për mundësitë për përforcimin e lidhjeve me diasporën, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për qytetarët. "Në kuadër të vizitës në SHBA, me bashkëpunëtorët e mi realizova takim me familjen Rusi - familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila më shumë gjenerata jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull për shqiptarë të suksesshëm nga Maqedonia, të cilët nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe dëshirojnë të ndihmojnë në përparimin e tij. Biseduam për mundësitë për përforcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte të cilat do të na sjellin përfitime për të gjithë qytetarët", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:46, 23 janar, 2025
You need to login to view this page