• e martë, 28 janar 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/27 janar 2025

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Velibor dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Rasti është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e provave të propozuara nga Prokuroria.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë disa propozim-ligje, ndër të cilat Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime dhe sisteme pagesore, në lexim të dytë me flamur evropian.

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Presidentija e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Polonisë, me rastin e shënimit të 80 vjetorit të çlirimit të kampit nazistë gjermanë të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic-Birkenau, në periferi të Osviencium, afër Krakovit. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh dhe qeverish, anëtarë të familjeve mbretërore dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

 Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës prej 50 - 100 metra ka në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec - Veles, informon LAMM. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Ministri e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Operatori Nacional i Tregut të Energjisë Elektrike - MEMO SHPKNJP, Shkup dhe Byroja për Furnizime Publike, organizojnë ngjarje ku do të prezantohen përfitimet e punës së bursës vendore të energjisë elektrike, me theks në aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të tre institucioneve që duhet të kontribuojnë në avancimin e tregut të Maqedonisë të energjisë elektrike.

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Ngjarjet e fundit e ndërlidhura me agresionin rus ndaj Ukrainës, gjendja në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, janë temat kryesore në seancën e sotme të Këshillit për punë të jashmme të BE-së në Bruksel. 

Uashington, 27 janar 2025 (MIA) - Izraeli dhe Libani u pajtuan ta vazhdojnë armëpushimin deri më 18 shkurt, njoftuan autoritetet amerikane. Sipas kumtesës së Shtëpisë së Bardhë, zyrtarët e Libanit, Izraelit dhe SHBA-së duhet të fillojnë bisedimet për kthimin e të burgosurve nga përshkallëzimi i konfliktit më 7 tetor të vitit 2023.

Minsk, 27 janar 2025 (MIA) - Aleksandar Lukashenko, lideri i cili qeveris me Bjellorusinë për tre dekada, dje fitoi mandatin e tretë të zgjedhjeve në të cilat nuk u përball me konkurrencë të vërtetë. Mediat shtetërore raportuan se 70-të vjeçari Lukashenko, bashkëpunëtor i afërt i presidentit rus Vlladimir Putin, sipas anketave ka fituar 87,6 për qind të votave.

Meksikë, 27 janar 2025 (MIA) - Një karvan prej më shumë se 1.000 emigrantësh nga Amerika Latine niset nga jugu u Meksikës drejt veriut dhe kufirit me SHBA-në, natën mes së shtunës dhe të dielës, edhe krahas luftës kundër migrimit ilegal që e shpalli presidenti amerikan Donald Tramp. Disa nga emigrantët thanë se ende "shpresojnë se do të mund të hyjnë në SHBA", madje edhe pasi Trampi e pezullon mundësinë e njerëzve të marrin azil nga Meksika.

Londër, 27 janar 2025 (MIA) - Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar dukshëm ranë, pas katër javësh rritje, pasi presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga OPEK të ulë çmimet dhe njëkohësisht parapajmëroi rritje të prodhimit të naftës në SHBA. Çmimi i një fuçie në tregun londinez javën e kaluar ra për 2,8 për qind, në 78,50 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia lirohet për 4,1 për qind, në 74,66 dollarë.

Kiev, 27 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka ndërruar për herë të tretë për më pak se një vit komandantin e formacionit kyç ushtarak përgjegjës për mbrojtjen e qendrës lindore Pokrovsk, për të cilin ka rrezik të rritur që të bie në duart e forcave ruse. Në video-fjalimin e tij të rregullit me bashkëkombasit Zelenski mbrëmë tha se komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral-majori Mihajllo Drapatij, e ka vendosur në krye të grupit operativ-strategjik "Hortica", zona përgjegjëse e së cilës përfshin pjesë të madhe të fronit lindor të Ukrainës.

QËNDRONI TË LIDHUR