• e martë, 28 janar 2025
MIA Flesh

15:00/ 27 janar/ 2025

Shkup – Prokuroria ka ndërmarrë aktivitete të mjaftueshme, të gjitha pretendimet e të akuzuarit Lupço Palevski -Palço janë të pabaza, deklaroi prokurorja publike Zhaklina Kërstevska. Sipas Kërstevskës, është e qartë se i akuzuari Lupço Palevski kërkesën e parashtruar për përjashtim e ka shfrytëzuar për të paraqitur të gjitha pretendimet e tij që në parim i shkojnë mbrojtjes së tij. "Provat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe duket se me prezantimin e video-incizimeve po i afrohemi pjesës kur opinioni do të informohet për veprimet konkrete të ndërmarra nga i akuzuari Lupço Palevski i cili gjatë gjithë kohës ka mohuar se ka marrë pjesë në ngjarjet në fjalë", deklaroi Kërstevska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Shkup - Është e pamundur që katër të akuzuarit, të cilët një herë e kanë pranuar veprën penale dhe më pas e kanë tërhequr, deri tani të mos kenë asnjë pyetje për të parashtruar apo kundërshtuar ndaj çdo dëshmie. Kjo tregon se në rastin konkret ata mund të jenë peng në këtë ngjarje penalo-juridike ose mund të kenë negociuar përfundimin e kësaj procedure dhe e gjitha për arsye që i akuzuari i parë Lupço Palevski të jetë personi i cili e ka kryer këtë vepër penale”, tha avokati mbrojtës i Palevskit, Marijan Vitanovski. Nuk është e mundur, tha Vitanovski dëshmitarët të pyeten dhjetë herë nëse Lupço Palevski ka armë, ndërsa asnjë nga të akuzuarit e tjerë të mos pyetet.

Shkup - Këtë javë do të jenë në dispozicion gjashtë barnat biologjik që u mungonin pacientëve në Klinikën e Onkologjisë, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Edhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, paralajmëroi se deficiti së shpejti do të zgjidhet - pjesërisht me donacione, ndërsa për një pjesë të barnave me anekse të kontratave për furnizime publike. Në një prononcim për media, Taravari tha se nuk ka mungesë të gjithë terapisë onkologjike, por përkundrazi, tha ai, "90 për qind e barnave që përdoren si terapi onkologjike gjenden në Klinikën e Onkologjisë".

Shkup - Propozim programi "Arsimi Fillestar" u prezantua në takimin e sotëm me Grupin Konsultativ të Punës për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme, ku morën pjesë dekanë të fakulteteve pedagogjike në vend, profesorë, ekspertë, punonjës nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Njësia e Projektit të Ministrisë. Në takim morën pjesë edhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Dekani i Fakultetit Filozofik-Shkup, Prof. Dr. Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit të Bankës Botërore, Bojana Naceva. Siç njoftoi Ministria, gjatë diskutimit të hapur u shkëmbyen mendime për përvojat e fakulteteve që tashmë e kanë zbatuar programin dhe u propozuan hapat e ardhshëm.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot u takua me ambasadorin e Hungarisë,  Andrash Klein, ku diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm arsimor mes dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e iniciativave të reja në periudhën në vazhdim. "Në takim, Janevska theksoi se bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë, sepse praktikat pozitive evropiane janë integruar në sistemin arsimor kombëtar dhe kjo e përshpejton përparimin e vendit. shprehu kënaqësinë që pala hungareze nëpërmjet programit Stipendium Hungaricum ofron mbështetje financiare tani më një periudhë të gjatë përmes bursave për studentët maqe-donas të regjistruar në studimet deridiplomike, pasdiplomike dhe studimet e doktoraturës në universitetet shtetërore", kumtoi MASH.

Shkup - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL-i (D-E V) lirohet për 1,50, ndërsa vaji për amvisëri (EL-1) për 2,00 denarë për litër, bëri të ditur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 80,00 denarë, ai EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 82,00, EURODIZEL BS (D-E V) 74,50, kurse vaji (EL-1) 73, 50 denarë për litër. Për 1.042 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS ku një kilogram do të kushtojë 45.631 denarë.

Shkup - Automjetit "BMW", në pronësi të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për të cilin ministri javën e kaluar ministri Ivan Stoilkoviq informoi se është gjetur në gjendje shumë të keqe, i mungojnë pjesë, ndërsa disa pjesë janë ndërruar.  Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka publikuar sot procesverbalin, ku theksohet se mungojnë pjesë të motorit, dera e përparme e majtë dhe krahu i majtë i përparmë janë çmontuar dhe në vend të tyre janë vendosur një derë dhe krahë nga një automjet tjetër, parakolpi është çmontuar, ndërsa plotësisht janë hequr edhe të dy bravat në anën e majtë.

Shkup - Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngriten dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Çair dhe Karposh të Shkupit. Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Sllavej Pllanina, në afërsi të Teqes së Shkupit,  ku janë ngritur 15 metra kub mbetje nga paketimet e kartonit të hedhura në sipërfaqe publike. "Përafërsisht 10 metra kub kryesisht mbetje të përziera komunale janë larguar nga sipërfaqja publike në rrugën Samoillova, ndërsa janë pastruar edhe disa deponi të vogla të egra të përbëra nga mbetjet e vëllimshme dhe ndërtimore të vendosura në rrugën Cvetan Dimov", njoftuan sot nga NP Higjiena Komunale - Shkup.

Varshavë - Presidenti polak Andzhej Duda i ka kujtuar viktimat në memorialin Aushvic-Birkenau, ku sot kanë filluar shënimet e 80-të vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit. "Ne polakët, vend i cili ishte i okupuar nga Gjermania naziste është ndërtuar kjo industri e shfarosjes dhe ky kamp përqendrimi, sot jemi ruajtës të përkujtimit", deklaroi Duda. Duke folur në ceremoninë komemorative ai përkujtoi se në kampin e pëqendrimit nacist kontrentrues dhe shfarosës Aushvic - Birkenau, janë vrarë 1,1 milion njerëz nga kombësi të ndryshme, para se gjithash hebrenj dhe polakë, rusë dhe romë. Ai përkujtoi se 27 janari është Dita ndërkombëtare e viktimave të Holokaustit. Ai theksoi se palëkët janë "ruajtës së kujtimit".

Bruksel – Me shënimin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit, në 80-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic-Birkenau ku u vranë 1.1 milionë njerëz, kujtojmë tmerret e paprecedentë të holokaustit, thanë anëtarët e Këshillit Evropian në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit - 27 janar. "Më shumë se kurrë, është thelbësore të mbajmë përgjegjësinë tonë për të nderuar viktimat e holokaustit. Ne jemi të vendosur të luftojmë antisemitizmin dhe të mbrojmë dhe ushqejmë jetën hebreje në Evropë. Dënojmë të gjitha format e diskriminimit, intolerancës, racizmit dhe ksenofobisë dhe do të ndërmarrim veprime vendimtare për tu përballur me këto kërcënime ndaj shoqërive demokratike", thuhet në deklaratë. Këshilli Evropian gjithashtu thekson se sot jemi dëshmitarë të një rritjeje të paprecedentë të antisemitizmit në Evropë e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moskë - Rusia ende nuk ka marrë ndonjë sinjal nga SHBA-ja për kontakt apo takim të mundshëm mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.Peskovi ka thënë se Putini është ende i gatshëm të takohet me Trampin për të diskutuar mbi çështjet që janë në interes të të dy vendeve, transmetojnë mediat ruse. “Deri tani nuk kemi marrë asnjë sinjal nga amerikanët. Pra, punojmë, siç thonë ata, sipas orarit tonë. Ajo që mbetet është gatishmëria. E njëjta gatishmëri, me sa kemi dëgjuar, po ruhet (në SHBA). Natyrisht, duhet pak kohë", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit.

Bruksel - Liderët e BE-së sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të kujtimit të holokaustit, theksoi në "rritjen e paparë të antisemitizmit" në kontinentin evropian, i cili nuk është vërejtur nga Lufta e Dytë Botërore dhe porositën se janë të vendosur që të luftojnë kundër antisemitizmit dhe për mbrojtjen e mënyrës evropiane të jetesës në Evropë. Në të njejtën kohë, ata e dënuan ashpër "rritjen shqetësuese të incidenteve të dhunshme antisemitike", mohimin dhe shtrembërimin e të vërtetës për Holokaustin, si dhe teoritë e komplotit dhe paragjykimet kundër hebrenjëve.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot ka marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes mes Unionit dhe Bosnjë e Hercegovinë për aktivietet operative që i zbaton Agjencia evropiane për kontrollë kufitare dhe bregdetare (Fronteks).  Me këtë, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, BeH do të bëhet vendi i katërt nga rajoni, pas Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, që do të lidhë marrëveshje për Fronteks me BE-në. Konform dispozitave nga propozim-marrëveshja, me të do të mundësohet që BE-ja dhe BeH-ja të organizojnë operacione të përbashkëta, në të cilat do të përfshihen pjesëtarët e Fronteks dhe të shërbimeve kufitare të BeH-së.

Londër – Më shumë se 200 kompani britanike përfundimisht u transferuan në javë të punës prej katër ditëve pa ulje të pagave të të punësuarve.  Në mesin e kompanive të cilat u pajtuan për javë të punës prej katër ditëve ka agjenci marketingu, firma të TI-së dhe shoqëri të konsulencës, të cilat bashkë punësojnë mbi 5.000 njerëz.  “Java pesëditëshe e punës është menduar para 100 viteve dhe më nuk është e përshtatshme për qëllimin”, deklaroi drejtori i fushatës së Fondacionit javë katër ditëshe”, Xho Rajlli.

Tel Aviv - Mediat izraelite sot raportuan se Hamasi gjoja ka zbatuar proces të "rehabilimit të të përshpejtuar" të pengjeve para lirimit të tyre. Pengjeve u është dhënë ushqim nutritiv dhe mjete stimuluese menjëherë para lirimit me qëllim që të krijohet përshtypje se ishin trajtuar mirë. Por, pengjet e liruara pohojnë se janë mbajtur në kushte të vështira, në tunele dhe kafazë, se kanë pirë ujë deti dhe kanë ngrënë vetëm bukë dhe oriz.

Antverpen -  Raxha Naingolan është arrestuar si pjesë e hetimeve për trafikim të kokainës. Futbollisti i njohur i cili aktualisht luan në ekipin belg, Lokeren-Temse u arrestua mëngjesin e sotëm si pjesë e hetimeve për importim të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, përmes portit të Antverpenit. Si pjesë e hetimeve, rreth 30 shtëpi u bastisën në provincën e Antverpenit dhe kryeqytetin belg, Bruksel, gjithnjë sipas mediumit holandez “De Telegraaf”. Nuk është hera e parë që Naingolan, madje lidhet me kontrabandimin e kokainës.

Mançester - Abdukodir Husanov sapo e veshi fanellën e Mançester Sitit, por në ndeshjen kundër Çellsit "hodhi veten në zjarr", ndërsa trajneri i kampionit anglez, Pep Guardiola tha se ka gabuar që ka marrë një vendim të tillë. I riu nga Uzbekistani nuk dha gjithçka nga vetja, ai ishte fajtori për golin e parë të skuadrës londineze, por eksperti spanjoll fajin ia hodhi vetes. "Jo, Husanov nuk duhej të ishte në fushë. Ky ishte gabimi im. Ai sapo ka ardhur në klub, ende nuk i ka takuar shokët e skuadrës, nuk e ka ndjerë se çfarë do të thotë fanella e Mançester Sitit dhe iu dha shansi të luajë në një derbi të madh të Premier ligës kundër Çellsit. Kjo ishte shumë për të”, ka thënë Guardiola.

QËNDRONI TË LIDHUR