MIA Flesh
- - Në Shkup sot do të mbahet takimi i katërt i ekspertëve në kuadër të projektit "Le të sundojë drejtësia në rajon" mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA). Ngjarja paraqet platformë për unifikimin e nismave civile rajonale të fokusuar në shtetin e së drejtës dhe çështje të tjera kyçe nga Klasteri 1 – Vlerat themelore. Qëllimi është inkurajimi i një dialogu të strukturuar të ekspertëve mes institucioneve, sektorit civil, komunitetit të biznesit, mjedisit akademik dhe të tjerëve, përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive për çështje jetike nga Klasteri 1 – Vlerat themelore. Partnerët e projektit janë: Konventa evropiane e Serbisë, Lëvizja evropiane në Shqipëri dhe Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 08:47, 12 dhjetor, 2024
You need to login to view this page