• e diel, 30 qershor 2024

Miçel mund ta zëvendësojë Guardiolën në Mançester siti

Miçel mund ta zëvendësojë Guardiolën në Mançester siti

Mançester, 20 prill 2024 (MIA) - Administrata e kampionit akoma aktual evropian dhe kampion anglez, mançester siti, po përgatitet për largimin e Pep Guardiolës nga klubi.

Informatën për ndarjen e mundshme të "Qytetarëve" me ekspertin spanjoll të futbollit e kumtuan disa mediume angleze duke iu referuar insajderit Horhe Pikon.

Kontrata e tnaishme e 53-vjeçarit Guardiola vlen deri në vitin 2025.

kandidat kryesor për zëvendësimin e Guardiolës është Miçel, i cili për momentin është trajner i Zhironës.

Siti këtë javë u eliminua nga Real Madridi, duke humbur në penallti në revanshin e çerekfinales së Ligës së kampionëve. Ekipi është lider në tabelën e Premier ligës.

Guardiola është trajner i Mançester sitit prej vitit 2016. Nën kryesimin e tij, ekipi luajti 464 ndeshje, në të cilat u korrën 342 fitore, ndërsa 57 ndeshje përfunduan baraz. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR