Marsej bën të ditur emërimin e De Zerbit
- Marsej edhe zyrtarisht ka njoftuar se për trajner kryesor të skuadrës është emëruar Roberto De Zerbi. Italiani 45-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin francez.
- Post By Fami Bajrami
- 13:15, 30 qershor, 2024
![Marsej bën të ditur emërimin e De Zerbit](https://mia.mk/images/20240630131502_big_730x400_64.webp )
Marsej, 30 qershor 2024 (MIA) - Marsej edhe zyrtarisht ka njoftuar se për trajner kryesor të skuadrës është emëruar Roberto De Zerbi. Italiani 45-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin francez.
Marsej pak ditë më parë zbuloi se ka marrëveshje parimore me ekspertin dhe se tashmë të gjitha detajet e marrëveshjes janë zbardhur dhe nga dita e djeshme ai është trajneri i ri i skuadrës nga jugu i Francës.
De Zerbi u largua nga Brajtoni në fund të sezonit të kaluar. Ai impresionoi me punën e tij në kampionatin anglez dhe hyri në terrenin e gjelbër me një numër të madh gjigantësh evropianë.
Në fund asnjëri prej tyre nuk zgjodhi të vërë bast mbi të dhe përfundoi në Marsej.
Foto: Tuiter/Marsej