• e hënë, 23 dhjetor 2024

Katër futbollistë edhe zyrtarisht largohen nga Barcelona

Katër futbollistë edhe zyrtarisht largohen nga Barcelona

Barcelona, ​​30 qershor 2024 (MIA) - Barcelona në ditën e fundit të qershorit është përshëndetur me katër futbollistë të cilët nga nesër nuk janë më në listën për paga të klubit. Marko Alonsos i ka skaduar kontrata, Serhio Dest është transferuar në PSV Ajndhoven si transfer i lirë, ndërsa Zhoao Kanselos dhe Zhoao Feliksit u ka skaduar huazimi.

Katalunasit kanë ende probleme financiare dhe për të bërë përforcime duhet të lirojnë buxhetin për pagat. Alonso nuk luajti dhe është i lirë të zgjedh klub të ri. Trajneri i ri Hansi Flik dëshiron t'i mbajë reprezentuesit portugez Zhoao Kanselo dhe Zhoao Feliks por katalunasit deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për transferimet nga Mançester Siti dhe Atletiko Madridi.

Portugezët nga nesër duhet të kthehen zyrtarisht te klubet me të cilat janë nën kontratë, por mediat në Spanjë bëjnë të ditur se presidenti i katalanasve Zhoa Laporta do të bëjë gjithçka për t'i rikthyer përgjithmonë në "Kamp Nou" pas tre javësh.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR