• e shtunë, 29 qershor 2024

Zvicra dhe Italia e hapin fazën e 1/8 të finales së KE 2024

Zvicra dhe Italia e hapin fazën e 1/8 të finales së KE 2024

Berlin, 29 qershor 2024 (MIA) - Me dy ndeshjet e sotme, në Gjermani do të vazhdojë edicioni i 17-të i Kampionatit evropian në futboll.

Pas dy ditësh pushim dhe pas përfundimit të fazës së grupeve, betejat e 1/8 së finales fillojnë me ndeshjen mes Zvicrës dhe fituesit aktual të trofeut Italisë në orën 18 me kohën tonë, ndërsa në mbrëmje nga orë 21 nikoqirët, pra Gjermania do të përballet me Danimarkën.

Fituesin e duelit mes Zvicrës dhe Italisë i pret Anglinë ose Sllovakinë në çerekfinale, ndërsa gjermanët ose danezët në 1/8 e finales do të përballen me Spanjën ose Gjeorgjinë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR