• e hënë, 23 dhjetor 2024

EURO2024: Tre të plagosur me thikë në zonën e tifozëve në Shtutgart

EURO2024: Tre të plagosur me thikë në zonën e tifozëve në Shtutgart

Shtugart, 28 qershor 2024 (MIA) - Një burrë 25-vjeçar është arrestuar pasi ka sulmuar me thikë tifozë në zonën e tifozëve në Shtutgart gjatë ndeshjes së Kampionatit Evropian të Futbollit ndërmjet Çekisë dhe Turqisë, informoi sot agjencia DPA.

Tre persona janë plagosur në incidentin që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje derisa tifozët në ekran të madh në zonën e tifozëve e ndiqnin ndeshjen e fazës së grupeve mes Turqisë dhe Çekisë.

Sulmuesi akuzohet për tentim për vrasje, njoftoi prokuroria. 

Tre burrat e plagosur janë një gjerman 19 vjeçar dhe dy shtetas turq, të moshës prej 38 dhe 60 vjet. 

Turqia e mundi Çekinë me rezultat 2:1 dhe u kualifikua në 1/8 e EURO2024. fc/

Fotografia: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR