• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fehmi Daku, babai i futbollistit të Shqipërisë: I kam thënë Mirlindit që mos ta bëjë më këtë asnjëherë

Fehmi Daku, babai i futbollistit të Shqipërisë: I kam thënë Mirlindit që mos ta bëjë më këtë asnjëherë

Tiranë, 27 qershor 2024 (MIA) - Fehmi Daku, babai i futbollistit të Shqipërisë, Mirlind Daku ka folur për skandalin e djalit të tij në Euro 2024.

"Djali im tashmë është kthyer në shtëpi. Mirlindi është mirë, por nuk ndjehet mirë nga situata. I thashë mos ta bëjë këtë më asnjëherë. Ai do të pushojë për disa ditë, ndërsa më pas do të shkojë në Rusi. Kam dëgjuar se klubi i tij Rubin Kazan do ta ndëshkojë Mirlindin për veprimet e tij në kampionatin evropian - ky vendim i klubit duhet të respektohet. Ai nuk do të ketë probleme me bashkëlojtarët nga Serbia, ata do të jetojnë në paqe", deklaroi Fehmi Daku për "Sport24".

Pas ndeshjes së xhiros së dytë të fazës së grupeve të KE kundër Kroacisë (2:2), Daku përmes megafonit nga tifozët u tha fjalë banale serbëve dhe maqedonasve. rq/

Foto: FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR