• e hënë, 07 tetor 2024

Mexhiti: Siguruam aparat të ri bashkëkohor në Kirurgjinë torakale

Mexhiti: Siguruam aparat të ri bashkëkohor në Kirurgjinë torakale

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë (MSH) bleu kolonën kirurgjikale të torakoskopit për Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup. Aparati në vlerë prej 11,1 milionë denarëve. Kjo pajisje është menduar për kryerjen e procedurave endoskopike torako-vaskulare minimalisht invazive në zonën e mushkërive, si standarde ashtu dhe specifike. Sistemi mundëson vizualizim shumë më të mirë të enëve të gjakut në krahasim me dritën e bardhë konvencionale, duke lehtësuar dhe përshpejtuar kështu ndërhyrjen kirurgjikale.

Për  vizitë në  Klinikë sot ishte ministri i Shëndetësisë, Filip Mexhiti.

Siç informon MSH, torakoskopi është sistem nga gjenerata mëe  re e prodhuesit amerikan "Arthrex".

"Teknologjia e pajisjes mundëson vizualizimin e shkëlqyer të rrjedhjes së gjakut para, gjatë dhe pas procedurës kirurgjikale, si dhe identifikimin më të lehtë të kufijve të indeve të caktuara, duke mundësuar kështu procedura më të sakta dhe më të shpejta kirurgjikale.
Me këtë pajisje bashkëkohore, është e mundur të kontrollohen anastomozat vaskulare dhe perfuzioni, zbulimi i nyjeve limfatike. Sistemi ka futje automatike të të dhënave, si dhe lidhje me përdoruesit jashtë sallës së operacionit nëpërmjet internetit ose rrjetit kompjuterik", thekson MSH.

Sipas MSH-së, Mexhti së bashku me Kabinetin e tij, janë duke punuar intensivisht në përmirësimin e kushteve në objektet shëndetësore publike, me qëllim të shërbimit shëndetësor më cilësor për pacientët dhe kushteve më të mira të punës për punëtorët shëndetësorë. ab/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR