QMK: Dy zjarre në ambient të hapur, në Gostivar uji nuk është për pije, ndërsa në Tetovë ka furnizim të reduktuar të ujit
- Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambient të hapur - në Shkup është djegur mbetje ndërtimore në rr. "Njegosheva" në Komunën e Karposhit dhe në fshatin Radushë, ku janë djegur mbeturina, kumtoi QMK.
- Post By Sara Ademi
- 08:53, 7 tetor, 2024
Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambient të hapur - në Shkup është djegur mbetje ndërtimore në rr. "Njegosheva" në Komunën e Karposhit dhe në fshatin Radushë, ku janë djegur mbeturina, kumtoi QMK.
NPK "Sharr" nga Tetova informon se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është tërësisht i mbyllur. Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK "Sharr" janë në terren për zgjidhje të shpejtë të problemit. Reduktim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00 deri në 04:00.
Nga NP "Komunalec" Gostivar, sërish është marrë njoftim në QMK se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, analizat më të reja fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit për momentin nuk është i sigurt për pije. sa/
Foto: MIA