• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryeministri i Serbisë Vuçeviq për vizitë në vend, është paralajmëruar nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në energjetikë

Kryeministri i Serbisë Vuçeviq për vizitë në vend, është paralajmëruar nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në energjetikë

 Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq sot, me delegacion qeveritar, do ta vizitojë vendin. Vuçeviqi do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski. 

 Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të vizitës do të mbahet takimi tet-a-tet mes kryetarëve të qeverive të të dyja vendeve, ndërsa më pas edhe takimi plenar mes dy delegacioneve, pas çka do të pasojë nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim mes Ministrisë së Maqedonisë për Energjetikë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministrisë serbe të Minierave dhe Energjetikës.  

 Është paraparë edhe konferencë e përbashkët e Mickoskit dhe Vuçeviqit. 

 Sipas Qeverisë së Serbisë, Vuçeviqi do të ketë takim edhe me përfaqësues të shoqatave serbe, shoqërive kulturore-artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe të cilat punojnë në Maqedoninë e Veriut. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR