• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zyrtarisht fillojnë aktivitetet në kuadër të projektit "Vendosja e pikës së re kufitare Strumjan-Berovë (Klepalo)"

Zyrtarisht fillojnë aktivitetet në kuadër të projektit

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Në Berovë sot do të mbahet ngjarje për nisjen zyrtare të aktiviteteve në kuadër të projektit "Vendosja e pikës së re kufitare Strumjan-Berovë (Klepalo)", për të cilën janë siguruar mjete përmes IPA Programit të Bashkimit Evropian për bashkëpunim tejkufitar me Republikën e Bullgarisë, kumtoi Drejtoria Doganore.

Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i drejtorit të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski dhe drejtorit të Sekretariatit të përbashkët të Programit për bashkëpunim tejkufitar me Republikën e Bullgarisë, Toni Jakimovski.

Në kuadër të ngjarjes është parashikuar edhe vizitë e pikës kufitare. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR