• e shtunë, 10 janar 2026

Për iniciativën për ndarjen e pesë për qind të BPV-së për mbrojtje, do të vijojë gjendja me buxhetin, paralajmëroi Dimitrieska - Koçoska

Për iniciativën për ndarjen e pesë për qind të BPV-së për mbrojtje, do të vijojë gjendja me buxhetin, paralajmëroi Dimitrieska - Koçoska

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Konsolidimi fiskal vazhdon edhe më tej. Atë që e kemi shkruar në strategjinë fiskale është obligim i ynë, për të cilin e kemi qëllimin dhe të cilin e realizojmë. Heqje dorë nga kjo nuk ka. Lidhur me pesë për qind nga BPV për NATO-n, ne në këtë moment jemi prej atyre vendeve që ndajnë më së shumti, respektivisht dy për qind është obligacioni. Pothuaj jemi mes vendeve të para të cilët ndajnë rreth dy për qind, kumtoi sot në konferencë për shtyp, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska.

"Ne bëjmë projeksione të BPV-së, vitin e kaluar shkallën e kemi projektuar në 2,1 për qind, ndërsa BPV doli më i lartë. Tani e kemi të reviduar dhe përfundimtar dhe pas dy viteve do të dimë sa saktë kemi ndarë për NATO-n. Por, në projeksionet kur i bëjmë, llogaritja është e saktë, dy për qind. ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe qëllimi ynë është t'i realizojmë obligimet të cilat na janë dhënë. Në çfarë periudhe, tani nga ky aspekt nuk mund të flasim. Nëse do të jetë menjëherë, do të shohim si do të jetë gjendja me buxhetin, e pastaj do të mund të komentojmë nëse do të mund menjëherë këtë ta bëjmë ose do të duhet periudhë të adaptimit", sqaroi ministrja e Financave, Dimitrieska - Koçoska. bsh/

Foto: Printskrin nga video

Video: Qeveria 

QËNDRONI TË LIDHUR