• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në përgjigjen e Raportit të Komitetit kundër torturës të KE-së është paralajmëruar përmirësim i kushteve në burgjet e vendit

Në përgjigjen e Raportit të Komitetit kundër torturës të KE-së është paralajmëruar përmirësim i kushteve në burgjet e vendit

Bruksel, 7 tetor 2024 (MIA) - Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme i sanksionon të gjitha veprimet e konstatuara joligjore, jopreofesionale dhe joetike të të punësuarve në MPB, duke e ngushtuar në atë mënyrë hapësirën për përsëritjen e tyre dhe dërgimin e porosisë së fuqishme se integriteti profesional i të punësuarve jo rastësisht është përcaktim i tij strategjik, ceket në përgjigjen e autoriteteve të vendit ndaj Raportit të fundit të Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalim të torturës dhe veprimit johuman apo poshtërues apo ndëshkimit (KPT).

përgjigjen janë cekur edhe masat e ndërmarra dhe të planifikuara të autoriteteve të vendit të gatshme në bazë të rekomandimeve në Raportin e Komitetit.

Ato masa, para së gjithash, kanë të bëjnë me përpunimin e projektit për rikonstruim të pjesës së mbyllur të burgut "Idrizovë", e cila duhet të bashkëfinancohet me kredi nga Banka për zhvillim të Këshillit të Evropës, si dhe të përmirësimit të cilësisë së ushqimit për të mbrojturit e këtij institucioni ndëshkues-përmirësues, për rekrutim dhe trajnim të personelit shtesë për policinë e burgjeve dhe për përpjekjet e vazhdueshme për luftë kundër korrupsionit në institucion. 

  Малолетничките на кои им е изречена мерката „упатување во воспитно-поправен дом“ ќе ја издржуваат во ВПД „Волковија“ во Тетово каде што условите се многу подобри од оние во кои три девојчиња

Përgjigja përmban edhe informata për zgjidhje të problemit me trajtimin joadekuat të pacientëve në isntitucionet psikiatrike, rë rinovim të reparteve të vjetëruara në spitalet psikiatrike që i kanë vizituar përfaqësuesit e KPT-së, si dhe për procesin e deinstitucionalizimit të të mbrojturve në shtëpitë për kudjes social.

Raporti i KPT-së i përpunuar në bazë të gjetjeve të ekipit të KPT-së që e vizitoi vendin vitin e kaluar, ndërsa i publikaur më 15 maj të këtij viti, ishte fokusuar në trajtimin e personave të privuar nga liria nga ana e policisë, prëfshirë edhe efikasitetin e hetimeve pas ankesave për gjoja maltretim policor, si dhe kushteve për personat e paraburgosur në katër institucione të burgjeve dhe qendrës arsimore për të mitur në Vollkovi.

Në dokument, gjithashtu, u cekën edhe vërejtjet për trajtimin dhe kushtet për jetë të pacientëve në dy spitalet psikiatrike dhe të mbrojturve në shtëpinë për kujdes social.

Ekipi i KPT-së në raport konkludon se nuk ka përmirësim të gjendjeve në krahasim me vizitat e kaluara lidhur me veprimin e policisë se personat e privuar nga liria, kështu që Komiteti u bën thirrje autoriteteve të vendit të përgatisin strategji gjithpërfshirëse për luftë kundër veprimit joadekuat nga ana e pjesëtarëve policorë dhe për përmirësim të efikasitetit të hetimeve pas ankesave për ttrajtim të keq.

Во Затвор-Штип нормализирана е состојбата со ширење на коронавирусот, изјави за МИА директорот Мики Тодоров и информира дека утре од изолација излегуваат петмина осуденици и тројца вработени.

Në raport vlerësohet se gjendja në burgun "Idrizovë", në të cilin janë të vendosur pothuajse 60 për qind nga numri i përgjithshëm i të burgosurve në vend, mbeti alarmant, me ç'rast janë cekur raste të maltretimit fizik të të burgosurve nga ana e personelit të burgut, izolim të të burgosurve në afat më të gjatë, nivel i alrtë i dhunës mes të burgosurve, si dhe kushte johigjienike dhe jo të sigurta të cilat "plotësisht përkerqësohen me stërngarkimin" e institucionit.

Sipas ekipit të KPT-së, plotësisht edhe "korrupsioni i përhapur tek personeli" dhe privilegjet e disa të burgosurve edhe më tej e minojnë funksionimin e drejtë të institucionit të burgut, që rezulton me atë që disa të burgosur në burgje të qëndrojnë në kushte të këqija.

Komiteti potencon se nevojitet reformë strategjike e sistemit të burgjeve në vend, qëndrim i cili përsëritet në raportet e tij më shumë se njëd ekadë, me fokus të veçantë të çrrënjosjes së korrupsionit mes personelit të burgut dhe sigurimit të profesionalizmit në menaxhimin me burgun. Reforma, sipas KPT-së, do të kërkojë që edhe emërimet e personave përgjegjës në burgje të jenë transparente, të bazuara në emrita dhe të depolitizuara. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR