• e martë, 12 nëntor 2024

Raporti vjetor për punën e prokurorive publike para Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik

Raporti vjetor për punën e prokurorive publike para Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik

 Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) -  Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në seancë duhet t'i shqyrtojë raportet vjetore për punën e prokurorive publike dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, për vitin 2023.

 Para Komisionit janë edhe Raporti i posaçëm i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit për gjendjet e krijuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Raporti special për gjendjet e krijuara në financimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Raporti për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2023 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të cilat tashmë janë shqyrtuar.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR