• e premte, 05 dhjetor 2025

Privohet nga liria personi të cilit iu gjet drogë dhe ka sulmuar nëpunës policorë

Privohet nga liria personi të cilit iu gjet drogë dhe ka sulmuar nëpunës policorë

Shkup, 25 maj 2025 (MIA) - Privohet nga liria një person në Tetovë tek i cili gjatë bastisjes së nëpunësve policor është gjetur drogë dhe i ka sulmuar policët.

"Dje në orën 12:10, nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe NJP Tearcë kanë kontrolluar shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të B.S. (35) nga fshati Sllatinë, rajoni i Tetovës, i cili një ditë më parë rreth orës 23:50 u privua nga liria në rrugën lokale midis fshatrave Xhepçishtë dhe Varvara për shkak të një sulmi ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare.  Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy peshore dixhitale dhe pesë qese me substancë pluhur të bardhë", njoftojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet parashtresa përkatëse. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR