• e diel, 30 qershor 2024

Mexhiti: Fraksionet janë vlerë evropiane, Ahmeti së paku dhjetë herë në të kaluarën më është lutur të formojmë fraksion në BDI

Mexhiti: Fraksionet janë vlerë evropiane, Ahmeti së paku dhjetë herë në të kaluarën më është lutur të formojmë fraksion në BDI

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Pikërisht kryetari Ahmeti së paku dhjetë herë në të kaluarën lutej që të formonim fraksion brenda BDI-së, por tani u paraqit nevoja për fraksion në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe nuk e di se për çfarë arsye ai pikërisht tani u prononcua se nuk do të lejojë formimin e fraksionit, duke e pasur parasysh se çdo ditë promovojnë front evropian, fraksionet janë vlerë evropiane të partive evropiane, ndërsa në qoftë se dëshirojnë edhe më tej të promovojnë front evropian, atëherë nuk do të kenë të drejtë të jenë kundër vlerave evropiane ose kundër franksioneve në BDI, theksoi në konferencën e sotme deputeti i radhëve të BDI-së, Izet Mexhiti, në pyetjen rreth kontestimit të fraksioneve nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Pyetjes së gazetarëve nëse bëhet fjalë për ndarje nga partia dhe daljes me lista të veçanta në zgjedhjet e ardhshme, Mexhiti u përgjigj në mënyrë decide se qëllimi i tyre është ta fitojnë betejën brenda BDI-së.

Në pyetjen nëse ekziston drojë nga përjashtimi nga partia për shkak të mosrespektimit të statutit u përgjigj kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili tha se burimi i problemit qëndron aty që kanë filluar dyshime se janë uzurpuar organet e partisë nga ministrat e BDI-së.

"Ne nuk vlerësojmë se ne jemi shkelës të statutit, përkundrazi, drejt kësaj ka ardhur nga uzurpatorët e organeve të partisë dhe mosrespektimi i statutit. Nga aspekti juridik mendoj se disa të tjerë duhet të mbajnë përgjegjësi për mosrespektimin e statutit, dhe jo ne", potencoi Bexheti.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu paraprakisht në konferencën për shtyp tha se zotohen të jenë zëri i të gjithë shqiptarëve.

"Për fat të keq, për tre vite me radhë alarmojmë se nuk respektohen Stauti dhe programi i BDI-së, gjë që më së miri e dëshmon mosformimi i organeve partiake për këto vite. Sot qëndrojmë para jush si fraksion dhe zotohemi se do të jemi zëri i nevojave dhe kërkesave, jo vetëm i elektoratit tonë, por i të gjithë shqiptarëve dhe këtë zë nuk do ta heshtë askush. Për ne zëri i popullit është gjithçka, prandaj ky është zëri i arsyes dhe do ta dëshmojmë në vepër funksionimin e dejtë, parimor dhe gjithpërfshirës", deklaroi Ganiu.

Sipas tij ka standarde të dyfishta gjatë debateve dhe marrjes së vendimeve. Përmendi se urdhri i tyre për votimin e mosbesimit të ministrave është refuzuar. Sipas Ganiut, organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas Statutit, ndërsa vendimet politike merren vetëm nga ministrat e BDI-së.

Kryetari i Çairit potencoi se midis tyre dhe BDI-së ka dallim në qëndrimet rreth zbatimit të gjuhës shqipe në praktikë dhe i dha disa propozime për pushtetin, në mesin e të cilave edhe largimin e 20 përqindshit nga Kushtetuta, rregullimin e statusit të familjeve të luftëtarëve të UÇK-së, sigurimin e kushteve për votimin e diasporës në mënyrë elektronike, kazinotë të jenë jashtë vendbanimeve, rritjen e pagës minimale dhe mesatare si edhe përforcimin e komunave.

QËNDRONI TË LIDHUR