• e hënë, 07 tetor 2024

Mexhiti: Është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin në Klinikën e Onkologjisë

Mexhiti: Është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin në Klinikën e Onkologjisë

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka theksuar sot se ka ardhur koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin e Onkologjisë.

"Po bëj thirrje edhe një herë", apeloj për rastin në Klinikën e Onkologjisë, është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër, pse ky kostum, kjo kollare po më ngulfat. T'ju them se manteli i bardhë më shkon dhe që në ditën e parë ju tregova që nuk preferoj të jem politikan i asnjë partie, por do të jem mjek dhe kështu do të qëndroj së bashku me kolegët dhe së bashku me ju do t'i përmirësojmë gjërat", tha Mexhiti.

Ministri Mexhiti në promovimin e sotëm të pajisjeve të reja mjekësore dhe ambulancave të rinovuara specialistike-konsultative të Klinikës së neurologjisë vlerësoi se në sektorin e shëndetësisë duhet çdo ditë të shuhen vatra të reja të krijuara dhe se tashmë kanë filluar të rregullohen punët dhe avancojnë.

Mexhiti ndër të tjera paralajmëroi edhe blerjen e rezonancës magnetike të re në Klinikën e Neurologjisë dhe rinovimin e plotë të qendrës urgjente interniste me triazh.

"Do të fillojë të rinovohet në tërësi Qendra e urgjencës interniste me triazh dhe pacientët nuk do të enden më nëpër korridore, unë dhe kolegët e mi neurolog e dimë saktësisht se pacientët enden nga një klinikë në tjetrën, tani do të vijnë në një vend dhe do të trajtohen atje. Një gjë tjetër që mund të paralajmëroj sot është se do të ketë një rezonancë të re magnetike enkas për klinikën e neurologjisë dhe së shpejti do të shpallim tenderin. Njëherësh, klinika për sëmundjet e lëkurës do të kalojë në klinikën për neurofiziologji, do të përshtatet dhe rinovohet plotësisht për kushtet e klinikës për lëkurë dhe klinika për neurofiziologji do të zëvendësojë klinikën për lëkurë dhe kështu gradualisht të gjitha do të rinovohen, por më besoni i gjithë ekipi po punojmë së bashku që këto çështje të zgjidhen njëherë e përgjithmonë", tha Mexhiti.

Lidhur me blerjen e aparatit të ri të rezonancës magnetike, ai informoi se për momentin janë duke u bërë përgatitjet dhe se së shpejti do të shpallet tender.

"Është një proces që kërkon përkushtim, sepse për ta marrë atë pajisje duhen kushte. E dini shembullin me spitalin e Shtipit, dikush në të kaluarën ka sjellë pajisje, por nuk ka kushte dhe asnjë bazë që të vendoset", theksoi Mexhiti. ms/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR