Merc: Orbani shkoi në Moskë pa mandat evropian
- Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se krymeinistri hungarez Viktor Orban ka udhëtuar për në Moskë pa mandat evropian dhe miratim nga liderët evropianë.
Berlin, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se krymeinistri hungarez Viktor Orban ka udhëtuar për në Moskë pa mandat evropian dhe miratim nga liderët evropianë.
Gjatë takimit të sotëm me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, Orbani tha se Hungaria nuk u është nënshtruar presioneve të jashtme dhe vazhdon të zhvillojë bashkëpunim me Moskën
"E dimë qëndrimin e Viktor Orbanit tashmë disa vite. Ky nuk është udhëtimi i tij i parë në Moskë... Por, ai shkon pa mandat evropian dhe pa miratimin tonë. Por, kjo nuk është asgjë e re. Ai ka vizion të vetin për përfundimin e këtij konflikti", tha Merc në transmetimin e konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin slloven Robert Golob në Berlin, siç është publikuar në ueb faqen e Qeverisë gjermane.
Merc përkujtoi si sulmet ajrore ruse janë intensifikuar pas vizitës së tij të fumdit në Kremlin në korrik të vitit 2024, shumë shkurt pasi që Hungaria e mori kryesimin e radhës me BE-në.
Golob deklaroi se "ka frikë që Viktor Orban nuk do të luajë për skuadrën evropiane një kohë" dhe se nuk pret asnjë dobi, asnjë avantazh nga vizita e tij.
Ai gjithashtu përmendi se Orbani vepron fillimisht në interes të tij.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri hungarez Viktor Orban u takuan sot në Kremlin. mb/
Foto: MIA