Meloni e siguroi Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja e G7 për Kievin
- Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni e siguroi presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja e G7 për Ukrainën, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:34, 5 janar, 2024

Romë, 5 janar 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni e siguroi presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin se do të vazhdojë mbështetja e G7 për Ukrainën, njoftoi DPA.
Sipas mediave italiane, Meloni në një bisedë telefonike i ka thënë Zelenskit se agresioni rus ndaj Ukrainës do të jetë në fokus të presidencës italiane të G7.
Italia që nga fillimi i këtij viti është kryesuese e G7.
Zelenski i shprehu falënderim Melonit për mbështetjen e saj, përfshirë edhe dëshirën e Ukrainës për t'iu bashkuar BE-së. Gjatë bisedës, ai ka dhënë edhe informacione për sulmet e fundit ruse, poblikoi presidenti ukrainas në platformën sociale "X".
"I jam mirënjohës Italisë dhe personalisht Xhorxhës për gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë ta forcojnë mburojën ajrore të Ukrainës", ka shkruar Zelenski.
"Mbrojtja ajrore shtesë shpëton jetë dhe e ruan ekzistencën normale në qytetet tona", shtoi ai.
Foto: Arkivi i MIA-s