Melania Tramp nuk do të shpërngulet në Uashington
- Bashkëshortja e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, Melania nuk do të shpërngulet në Uashington gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, njoftoi Si-En-En, duke iu referuar disa burimeve anonime.
- Post By Besnik Shuki
- 08:27, 14 nëntor, 2024
Uashington, 14 nëntor 2024 (MIA) - Bashkëshortja e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, Melania nuk do të shpërngulet në Uashington gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, njoftoi Si-En-En, duke iu referuar disa burimeve anonime.
Ata theksuan se në vijim janë diskutime për atë se si dhe ku do ta kalojë kohën ajo gjatë mandatit të dytë të Trampit.
Pritet që zonja e parë e SHBA-së pjesën më të madhe të kohës do ta kalojë në Nju-Jork dhe në Palm Biç, Floridë.
Pas zgjedhjeve në vitin 2016, Trampi e anuloi shpërnguljen e saj në Uashington dhe ajo arriti në Shtëpinë e Bardhë disa muaj pas inaugurimit, pasi djali Baron, atëherë 10 vjeç, e përfundonte vitin shkollor. Baron Tramp, i cili tani është 18-vjeç, studion në Universitet në Nju-Jork.
Burimet sugjerojnë se zonja e parë po ashtiu do të kalojë shumë kohë në Nju-Jork që të jetë më afër djalit. bsh/
Foto: MIA arkiv