• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski javën e ardhshme do të prezantojë plan prej 10 pikësh për sigurinë e brendshme

Zelenski javën e ardhshme do të prezantojë plan prej 10 pikësh për sigurinë e brendshme

Kiev, 15 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka për qëllim të prezantojë javën e ardhshme plan prej 10 pikësh për të garantuar sigurinë e brendshme të vendit që ndër të tjera ka të bëjë me furnizimin me energji dhe prodhimin e armëve, njofton DPA.

Këtë e bëri të ditur mbrëmë Zelenski në një video fjalim të tij.

"Vazhdojmë të punojmë në planin tonë të brendshëm të rezistencës - gjithçka që nevojitet për të siguruar që Ukraina të jetë e fuqishme. Sot prekëm disa pika, duke përfshirë sovranitetin kulturor i cili përfshin trashëgiminë kulturore të Ukrainës, kulturën moderne dhe diplomacinë kulturore, prodhimin e përmbajtjes ukrainase dhe për këtë qëllim - promovimin e unitetit real dhe efektiv në komunitetin kulturor të Ukrainës", ka thënë Zelenski.

Sipas presidentit, ky është një element i garantimit të lidhjeve të Ukrainës me botën globale.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR