• e premte, 05 korrik 2024

Mediume iraniane njoftuan se Teherani ka lëshuar valë të tretë të dronëve drejt Izraelit

Mediume iraniane njoftuan se Teherani ka lëshuar valë të tretë të dronëve drejt Izraelit

Teheran, 14 prill 2024 (MIA) - Mediumet e lidhura me pushtetin në Iran njoftuan se Teherani ka lëshuar valën e tretë të dronëve ndaj Izraelit.

Korparmata e Gardës revolucionare islamike paraprakisht ka lëshuar kumtesë, ku konfirmon se ka filluar sulm ndaj Izraelit dhe shtoi se kjo është përgjigje ndaj sulmit të IDF-së ndaj kompleksit të konsullatave në Damask, ku janë vrarë disa antarë të IRCG-së, duke përfshirë edhe dy gjeneralë.

"Si përgjigje të krimeve të shumta të regjimit cionist, duke përfshirë edhe sulmin ndaj Konsullatës iraniane në Damask, forcat ajrore të IRCG-së kanë gjuajtur pozita të caktuara në territoret e okupuara me lansim të dhjetra projektileve dhe drolëve", thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR