• e mërkurë, 05 shkurt 2025

Mançester Siti harxhoi 212 milionë euro për transfere, shuma e dytë më e madhe në historinë e afatit kalimtar të dimrit

Mançester Siti harxhoi 212 milionë euro për transfere, shuma e dytë më e madhe në historinë e afatit kalimtar të dimrit

Mançester, 4 shkurt 2025 (MIA) - Kampioni aktual anglez në futboll, Mançester Siti në afatin kalimtar të dimrit ka haxhuar 212 milionë euro.

Gjatë këtij afati kalimtar, klubi anglez ka realizuar katër transfere.

"Qytetarët kanë angazhuar Vitor Rejsin për 37 milionë euro, Abdukodir Kusanovin për 40 milionë, Omar Marmushin për 75 milionë dhe Niko Gonzalesin për 60 milionë euro.

Me këtë, Mançester Siti e ka realizuar afatin e dytë më të madh të transfereve të dimrit në histori.

Vetëm Çellsi ka harxhuar më shumë në dimër - në vitin 2023 klubi londinez ka paguar 330 milionë euro për transfere të futbollistëve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR