• e diel, 21 korrik 2024

Makron: Shkoj në Serbi që t'i finalizoj negociatat për marrëveshjet luftarake

Makron: Shkoj në Serbi që t'i finalizoj negociatat për marrëveshjet luftarake

Paris, 19 korrik 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se “në javët apo muajt e ardhshëm” planifikon ta vizitojë Serbinë, me qëllim për t'i finalizuarë negociatat për marrëveshjet ushtarake, duke përfshirë marrëveshjen për shitjen e aeroplanëve Rafal në Beograd. 

Siç raporton Politika, Makron tha se kishte një bisedë "jashtëzakonisht të frytshme" me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për "çështjet ekonomike, të mbrojtjes dhe të energjisë" në margjinat e samitit të Bashkësisë politike evropiane në Britaninë e Madhe.

"Çështjet ushtarake janë pjesë e axhendës sonë. Në javët apo muajt e ardhshëm do ta vizitoj Serbinë për të finalizuar ato diskutime që janë objekt i negociatave teknike, financiare dhe politike midis vendeve tona", u përgjigj Makron në një konferencë për shtyp duke komentuar statusin e marrëveshjes me Beogradin për blerjen e aeroplanëve luftarakë francez Rafal.

Presidenti francez i karakterizoi marrëdhëniet mes Parisit dhe Beogradit si "të qëndrueshme, të ndershme dhe strukturore për të dyja vendet dhe për të gjithë rajonin". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR