• e premte, 05 dhjetor 2025

Makron për vizitë në Kinë

Makron për vizitë në Kinë

Pekin, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot e fillon vizitën tre-ditore në Kinë.

Makron në Pekin, siç kumtoi kabineti i tij, do të angazhohet për bashkëpunim për çështjet ekonomike dhe tregtare, me qëllim arritjen e një ekuilibri që siguron "rritje të qëndrsueshme, solide në favor të të gjithëve".

Franca synon të tërheqë më shumë investime nga kompanitë kineze dhe të lehtësojë qasjen në treg për eksportin kinez. Gjatë vizitës së Makronit është parashikuar të nënshkruhen disa marrëveshje në sektorët e energjetikës, industrisë së ushqimit dhe aviacionit. 

Makron dhe bashkëshortja e tij Brizhit u pritën në aeroportin e Pekinit nga Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji.

Për nesër është parashikuar takim me presidentin kinez, Si Xhinping dhe së bashku do të marrin pjesë edhe në forumin e biznesit francezo-kinez. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR