• e diel, 30 qershor 2024

Makron: Doemos të përballemi me aspiratat imperialiste në Evropë

Makron: Doemos të përballemi me aspiratat imperialiste në Evropë

Berlin, 27 maj 2024 (MIA) – Duhet të përballemi me aspiratat imperialiste në Evropë, kjo nënkupton forcimin e marrëdhënieve franko-gjermane, deklaroi presidenti i Francës, Emanuel Makron gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Makron dje arriti për vizitë tre ditore në Gjermani e cila është vizita e parë e një kreu të shtetit francez në Gjermani pas 24 vitesh dhe u mirëprit nga presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmaer.

Makron tha se vizita vjen në një "moment vendimtar për Evropën", kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

"Duhet të përballemi me aspiratat imperialiste në Evropë... kjo nënkupton forcimin e marrëdhënieve franko-gjermane", ka thënë Makron pas pritjes në pallatin presidencial.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmaer vlerëson se Gjermania dhe Franca, nëse punojnë së bashku, mund të përballen me sfidat gjeopolitike të Evropës, siç janë luftërat në Ukrainë dhe Gazë dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Makron gjatë mëngjesit në Berlin bëri homazhe për viktimat e holokaustit. Ai bashkë me Shtajmaerin vizituan Memorialin për hebrenjtë e vrarë në Evropë i cili ndodhet pranë portës së Brandenburgut dhe ndërtesës së Rajshtagut në qendër të distriktit qeveritar në Berlin.

Sot të dy presidentët do të udhëtojnë për në Drezden, ku Makroni do të mbajë fjalim, ndërsa nesër  presidenti francez do të vizitojë Minsterin në perëndim të Gjermanisë.

Pas vizitës në Minster do të vijojë takim mes Makronit dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe ministrave të dy vendeve në rezidencën e qeverisë gjermane jo shumë larg Berlinit.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR