• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më shumë se 160 punonjës shëndetësor nga Gaza ende janë në paraburgim, OBSH e shqetësuar për gjendjen e tyre

Më shumë se 160 punonjës shëndetësor nga Gaza ende janë në paraburgim, OBSH e shqetësuar për gjendjen e tyre

Jerusalem, 25 shkurt 2025 (MIA) - Më shumë se 160 punonjës shëndetësor nga Gaza, duke përfshirë më shumë se 20 mjekë, sipas të gjitha gjasave janë ende në paraburgim, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tyre.

Sipas organizatës "Healthcare Workers Watch2 (HWW), të paktën 162 punonjës mjekësor, mes të cilëve dhe mjekë më të shquar mbeten në paraburgim, përderisa ende 24 të tjerë janë të zhdukur pasi janë rrëmbyer nga spitalet gjatë konfliktit, shkruan Gardian.

OBSH ka konfirmuar se ushtria izraelite që nga fillimi i luftës ka arrestuar 297 punonjës shëndetësorë nga Gaza, por organizata ende nuk ka një përditësim se sa prej tyre janë liruar ose janë ende në paraburgim.

Raportet për kushtet e paraburgimit tregojnë dhunë dhe abuzim, ndërsa avokati i dr. Husem Abu Safiu dhe drejtori i spitalit "Kamala Advan" deklaroi se klienti i tij ishte torturuar dhe iu mohua trajtimi mjekësor.

Mjekët të cilët i mbijetuan paraburgimit izraelit flasin për tortura, rrahje, uri dhe kushte çnjerëzore, përderisa OBSH-ja dhe KB-ja bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të stafit mjekësor dhe për t'i dhënë fund keqtrajtimit.

Zyrtarët izraelitë kumtuan se qëllimi i operacioneve të tyre ishte që të vendoset siguri në Izrael, por nuk komentuan raste specifike të abuzimit të punonjësve mjekësorë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR