Më shumë se 120.000 të rinj ukrainas kanë ikur në Poloni që nga gushti
- Rojet kufitare polake kanë regjistruar hyrje masive në vend të burrave me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:20, 4 dhjetor, 2025
Varshavë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Rojet kufitare polake kanë regjistruar hyrje masive në vend të burrave me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç.
"Nga fundi i gushtit deri në fund të nëntorit, 121.000 burra me shtetësi ukrainase të moshës 18 deri në 22 vjeç ka hyrë në Poloni nga Ukraina", theksohet në komunikatën e autoriteteve polake.
Vërehet se gjatë së njëjtës periudhë, 59.000 burra ukrainas të së njëjtës moshë janë larguar për në Ukrainë.
Praprakisht, Roman Kostenko, sekretar i Komitetit të Radës Supreme për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare, njoftoi se mbi 120.000 burra të moshës 18 deri në 22 vjeç janë larguar nga vendi.
Foto: Arkivi i EPA-s