• e martë, 30 korrik 2024

Më shumë njerëz të goditur me thikë në Angli (PLT)

Më shumë njerëz të goditur me thikë në Angli (PLT)

Londër, 29 korrik 2024 (MIA) - Policia britanike arrestoi një burrë pasi goditi me thikë disa persona në Sautport, në afërsti të Liverpulit. 

Nëpunës policor e arrestuan burrin dhe konfiskuan thikën. Burri u ndalua në stacionin policor, kumtoi policia.

Shërbimi urgjent veriperëndimorë konfirmoi se të paktën tetë persona u goditën me thikë, ndërsa në mesin e të lënduarve kishte fëmijë që u shtruan në spitalin e fëmijëve. Në spital janë dërguar edhe të lënduarit e tjerë.

Policia kumtoi se nuk ka kërcënim më të gjerë për opinionin, por u ka thënë qytetarëve që të shmangin zonën ku ka ndodhur sulmi. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR