• e martë, 30 korrik 2024

Britania e Madhe u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ta braktisin Libanin për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt

Britania e Madhe u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ta braktisin Libanin për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt

Londër, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid LAmi mbrëmë u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që ta braktisin Libanin dhe të mos udhëtojnë në atë shtet në kushte të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt, njofton DPA.

Lami tha se "situata po zhvillohet shpejt", ndërsa përfaqësuesit e Forin Ofisit punojnë "24 orë" që të ndihmojnë që qytetarët britanikë të jenë të sigurt.

MPJ-ja britanike ka paralajmëruar se ngjarjet në rajon mund të përshkallëzohen në një "njoftim të shkurtër" dhe të çojnë në ndërprerje serioze në transportin e udhëtarëve që shkojnë drejt Libanit.

“Mos llogarisni në Ministrinë e Punëve të Jashtme që të jetë në gjendje t'ju evakuojë në rast emergjence”, thuhet në komunikatë.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë përgjatë kufirit izraelito-libanez që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar, por tensionet mes tyre janë rritur që nga ofensiva e Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Rrafshnaltën e Golanit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR