• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peruja ka urdhëruar diplomatët e Venezuelës ta braktisin vendin

Peruja ka urdhëruar diplomatët e Venezuelës ta braktisin vendin

Limë, 30 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Perusë urdhëroi diplomatët venezuelianë që të largohen nga vendi brenda 72 orëve pasi komisioni zgjedhor i Venezuelës shpalli presidentin aktual Nikolas Maduro fitues të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Ministri i Jashtëm Havier Gonzalez-Olaeçea, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të Si-En-En nëse Peruja do të ndërpresë lidhjet me Venezuelën, tha se nuk ishte dëshira e tyre, por se ata nuk mund ta përjashtonin mundësinë.

Ministria e Jashtme e Perusë lëshoi ​​përgjigjen e saj ndaj diplomatëve të Venezuelës në një deklaratë, duke përmendur "vendimet serioze dhe arbitrare të marra sot nga regjimi venezuelian".

Peruja njoftoi dje se nuk do të pranojë shkeljen e vullnetit popullor të qytetarëve të Venezuelës dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga ai vend. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR