• e martë, 05 nëntor 2024

Shefi i diplomacisë izraelite i bëri thirrje NATO-s ta largojë Turqinë nga Aleanca

Shefi i diplomacisë izraelite i bëri thirrje NATO-s ta largojë Turqinë nga Aleanca

Jerusalem, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Izrael Kac, i bëri thirrje NATO-s ta largojë Turqinë nga Aleanca, pas deklaratës kontraverse të presidentit të saj Rexhep Taip Erdogan.

"Në dritën e retorikës së rrezikshme të presidentit turk Erdogan dhe kërcënimeve për të sulmuar Izraelin, ministri i Punëve të Jashtme Izrael Kac ka urdhëruar diplomatët menjëherë të kontaktojnë me të gjithë anëtarët e NATO-s, duke bërë thirrje për dënim të Turqisë dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga Aleanca", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Erdogan të dielën tha se Turqia mund të hyjë në Izrael për t'u ndihmuar palestinezëve, siç bënte dikur në Libi dhe Nagorno Karabah. sa/

Foto: EPA




 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR