• e mërkurë, 15 janar 2025

Këshilli ni BE-së e miratoi hyrjen e Zvicrës në "Shengenin ushtarak"

Këshilli ni BE-së e miratoi hyrjen e Zvicrës në

Bernë, 14 janar 2025 (MIA) - Këshilli i Bashkimit Evropian e miratoi hyrjen e Zvicrës në projektin "Mobiliteti ushtarak", i cili jozyrtarisht qyhet "Shengeni ushtarak".

Ky projekt u themelua për t'u siguruar transfer i shpejtë i ushtarëve nëpër Evropë, përmes rrugës, hekurudhës, detit apo ajrit, pa vonesa në kufi.

"Pjesëmarrja e Zvicrës do të sjellë përfitime të konsiderueshme për projektin për mobilitet ushtarak", thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Autoritetet zvicerane parashtruan kërkesë për t'iu bashkuar projektit në shtator 2024, ndërsa vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtar pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme administrative, shkruan Dojçe Vele.

Kanadaja, SHBA-ja dhe Norvegjia po ashtu u ftuan të marrin pjesë në "Shengenin ushtarak" në vitin 2021, ndërsa një vit më vonë Britania e Madhe mori propozim të ngjashëm. Në vitin 2023, Kremlini e quajti idenë e krijimit të një "Shengeni ushtarak" në Evropë "nxitje të tensioneve". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR