Tramp thotë se ceremonia e hapjes së Olimpiadës ka qenë "turp"
- Donald Tramp e quajti ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris "turp", pasi që krijuesit e saj u kritikuan për shkak se, siç thanë shou ka shkuar tepër larg.
Uashington, 30 korrik 2024 (MIA) - Donald Tramp e quajti ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris "turp", pasi që krijuesit e saj u kritikuan për shkak se, siç thanë shou ka shkuar tepër larg.
"Unë jam shumë transparent, por kam menduar se atë që e kanë bërë është shumë turp", deklaroi Tramp për Foks njuz.
Komentet e tij pasuan pas gjykimit nga grupet katolike dhe ipeshkve francezë për skenën e ceremonisë, ku morën pjesën kërcimtare dhe dixhej në poza që i ngjanin rrëfimeve të Darkës sekrete, edhe pse krijuesit thanë se ky nuk ka qenë qëllimi që ta prezantojë ambientin religjioz, njoftuan mediat amerikane.
Në pyetjen e drejtuesese se çka do të bënte nëse rizgjedhejt president gjatë Lojërave Olimpike në Los Anxhelos në vitin 2028, Tramp u përgjigj: "Nuk do të kemi 'Darkë sekrete' të shfaqur në mënyrën në të cilën ata e kanë shfaqur. mb/