• e premte, 22 nëntor 2024

SHBA-ja e akuzon Venezuelën për manipulim zgjedhor lidhur me fitoren e Maduros

SHBA-ja e akuzon Venezuelën për manipulim zgjedhor lidhur me fitoren e Maduros

 Uashington, 30 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e presidentit amerikan Xho Bajden e akuzon Venezuelën për manipulim zgjedhor dhe represion dhe tha se pretendimi i Karakasit se presidenti Nikolas Maduro kishte fituar një mandat të tretë është privuar nga "çdo kredibilitet".

Përfaqësuesit e administratës së Bajdenit, të cilët biseduan me gazetarët lidhur me votimin me kusht që të mbeten anonim, nuk njoftuan masa të reja ndëshkuese, por e lanë derën hapur për sanksione të mëtejshme, duke theksuar se politikën e tyre të sanksioneve do ta përshtatin me aktivitetet e ndërmarra nga qeveria Maduro. 

"Me angazhimin në shtypje dhe manipulim elektoral dhe me shpalljen e një fituesi pa rezultate të detajuar të votimit sipas zonave elektorale, zyrtarët e Maduros e kanë privuar atë nga çdo besueshmëri në rezultatet e supozuara të votimit që ata shpallën", deklaroi zyrtari i lartë nga administrata e presidentit për gaztarët nga SHBA-ja. qa/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR