• e martë, 30 korrik 2024

Armata e Indisë: Me siguri qindra njerëz janë ngujuar në rrëshqitjet e dheut në shtetin Kerala

Armata e Indisë: Me siguri qindra njerëz janë ngujuar në rrëshqitjet e dheut në shtetin Kerala

 Nju Delhi, 30 korrik 2024 (MIA) - Qindra njerëz me shumë gjasa janë ngujuar në rrëshqitjen e dheut në shtetin jugor të Indisë, Kerala, njoftoi armata indiane.

"Dyshojmë se qindra njerëz janë ngujuar", thuhet në njoftim. Në të shtohet se 225 ushtarë janë vendosur në zonën Vajanad për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.

 Autoritetet në atë shtet deri më tani kanë njoftuar  për nëntëmbëdhjetë viktima në rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshiu atë shtet indian. Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shiu i rrëmbyeshëm, raportuan mediat indiane.

 

QËNDRONI TË LIDHUR